Kontabilitet dhe Auditim

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve Kontabilitet dhe Auditim

Programi Kontabilitet dhe Auditim siguron një kombinim të njohurive teorike me praktike të cilat japin baza të plota për një shumëllojshmëri karrierash   të tilla si bazat e kontabilitetit, kontabilitetit financiar, kontabilitetit menaxherial, kontabiliteti i taksave, analizën e pasqyrave financiare, auditimin e pasqyrave financiare,  si dhe standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

Programi bachelor në Kontabilitet dhe Auditim Ndërkombetar është konceptuar për të rritur njohuritë e studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë të sukeseshme në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, si në kontekstin akademik dhe profesional,vecanërisht për studentët që duan të punojnë në kompani të huaja të cilët i kanë përfaqësitë e tyre në Kosovë, apo jashtë Kosovës.

Rezultatet e pritura të mësimit

 

Rezultatet e pritura:

  • Të pajisë studentët me metodat dhe praktikat më efikase të kontabilitetit dhe auditimit në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të identifikuar problematikat reth regjistrimeve të transakcioneve ekonomike;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të vlerësuar hkëmbim të informacionit alternativ dhe strategjive që çojë në ritje të efektivitetit të drejtimit, menaxhimit dhe komunikimit të brendshem dhe të jashtëm;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të njohur gjerësinë e fushës së kontabilitetit dhe auditimit sipas Standardeve Ndërkombëtare;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të adresuar etikën e mbajtjes së evidencës kontabël sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të demostruar të kuptuarit e strukturës së pasqyrave financiare të biznesit kombëtar dhe ndërkombëtar;

 

Kompetenca të përgjithshme

  • Të zotërojë kapacitetin për të zbatuar njouritë e fituara gjatë studimeve në praktikë;
  • Të zotërojë kapacitetin për analizë;
  • Të zotërojë kapacitetin për t’u përshtatur në situate të reja;
  • Të zotërojë aftësi të menaxhimit të informacionit nga burime të ndryshme;
  • Të zotërojë aftëi për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar;
  • Të zotërojë aftësinë për të përdorur njohuritë në sistemet aplikative reth udhëheqjes kontabël;

 

Kompetenca specifike

  • Përfshijë logjistikën e biznesit nga perspektiva ekonomike, operacionale dhe rregullative;
  • Shpjegojë bashkëveprimin e aspekteve ligjore, financiare, ekonomike sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe Standardeve Kosovare të Kontabilitetit;.
  • Identifikojë stukturën e organizimit të udhëheqjes së kontabilitetit dhe auditimit, si nga aspekti intern dhe ai ekstern;
  • Analizojë dhe vlerësojë kontributin e secilit sektor dhe nënsektorë në kuadër të departamenti të kontabilitetit, me magazimin e lëndës së parë, dërgimit në proces të prodhimit, përcaktimit të kostos deri tek prodhimi final;
  • Demostrojë të kuptuarit e një game qasjesh të integruara të tilla si kontabilitetin financiar,menaxherial, taksave, analizën e pasqyrave financiare, auditimin e pasqyrave financiar, etj.

 

Programi Kontabilitet Dhe Auditim
Shkarko

 


Kontabilitet dhe Auditim