Programet e Studimeve

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” është Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë, në fushën e shkencave ekonomike, menaxheriale internacionale dhe i pranonë të gjitha sfidat që i parashtron edukimi modern për pajisjen e të rinjve me dije nga menaxhimi dhe ndërmarrësia për biznes ndërkombëtar dhe shkathtësi të mjaftueshme të ngritjes profesionale dhe shkencore në pajtim me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar të punës. Ne ofrojmë Programe te Studimeve universitare për nivelin Bachelor në Kampusin e Prishtinës dhe Dega në Podujevë  dhe studime universitare Master në Kampusin e Prishtinës.

 

Të gjitha programet e Kolegjit janë të Akredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) dhe Licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Bachelor:

     BIZNES DHE MENAXHMENT me programe:

Master:

      BIZNES DHE MENAXHMENT me programe:

 

NATYRA E STUDIMEVE Bachelor

Me program tre vjeçar për studime Bachelor, në bazë të Deklaratës së Bollonjës fitohet e drejta të vazhdohen studimet për Master të cilat do të zgjasin dy vite. Programet studimore BA për vitin e parë dhe të dytë, sigurojnë baze substancionale të Menaxhmentit Internacional interdisciplinor me një të katërtën (1/4) e lëndëve nga  specializimi i zgjedhur, kurse ne vitin e tretë  bëhet profilimi i plotë.

NATYRA E STUDIMEVE Master

Me program dy vjeçar për studime Master, në bazë të Deklaratës së Bollonjës fitohet e drejta të vazhdohen studimet e Doktoratës të cilat do të zgjasin tri vite.