Menaxhment Gjeneral Internacional

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve

Programi Bachelor në Menaxhment Gjeneral Internacional është një program studimor i nivelit të lartë i projektuar për të siguruar një njohuri të plotë në Menaxhim Internacional.Kursi ofron lidhshëri mes teorisë dhe praktikave që ofrojnë bazë solide për diversitetin e Menaxhimit Internacional në përgjithësi. Ofron pjesët më të rëndësishme të menaxhimit ndër-kulturor dhe aftësitë e lidershipit kritike për sukses në globalizimin në botë.

Ky program është i dizajnuar për studentët në shkallën Bachelor me kualifikimet mesatare në një zonë të caktuar, me qëllim për të ndjekur një karrierë në menaxhimi me biznes ndërkombëtar, institucionet shtetërore, kompanitë publike dhe organizatat jo-fitimprurëse. Ky program do të zhvillojnë aftësitë e menaxhimit dhe udhëheqjes me qëllim për të zbatuar njohuritë në fusha të ndryshme dhe sektor ekonomikë.

Programi jep një bazë solide diversiteti në menaxhimin e përgjithshëm, menaxhimin e biznesit, menaxhimin e marketingut, menaxhimi i burimeve njerëzore, e që është i bazuar në hulumtimet dhe projektet e aplikuara në botën e biznesit ndërkombëtar, duke u fokusuar në ekonominë globale.

Rezultatet e pritura të mësimit:

  •  për menaxherë për menaxhim të bizneseve internacionale,
  •  për menaxherë për menaxhim internacional të resurseve humane,
  •  për menaxherë për marketing internacional,
  •  për menaxherë për menaxhim të financave dhe të kontabilitetit internacional të korporatave,
  •  për menaxherë për planifikim strategjik internacional,
  •  për menaxherë për auditor intern të lëmit internacional,
  •  për menaxherë dhe asistentë të teknologjisë informative dhe
  •  për menaxherë për analiza të mjedisit shoqëror dhe menaxhim të teknologjisë.

Të diplomuarit ne Kolegjin “Globus”, do të mund të punësohen në:

  •  në departamente profesionale të kompanive me biznes ndërkombëtarë,
  •  në institucione financiare dhe sigurime ndërkombëtare,
  •  në menaxhim të aseteve të kompanive ndërkombëtare,
  •  në institucione dhe institute konsultuese–kërkimore ndërkombëtare,
  •  në biznese të vetëformuara të vogla dhe të mesme ndërkombëtare,
  •  në organizata jofitimprurëse, si dhe
  •  në çdo organizatë me strukturë organizative menaxhuese ndërkombëtare.

Gjatë studimeve vijuese studentet, e Kolegjit “Globus”, do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi profesionale dhe te specializuara, veçmas do të përfitojnë:

  •  bazë solide profesionale dhe specializime në drejtimin që do ta zgjedhin, si dhe me lëmenjtë që janë të lidhura me disiplinat zgjedhore,
  •  pikëpamje të mjaftueshme për paraqitje shoqërore dhe për biznes të korporatave me biznes dhe strukturë internacionale,
  •  aftësi të mjaftueshme për analiza dhe zgjidhje të problemeve të paraqitura në mënyrë specifike nga menaxhmenti internacional,
  •  për punë efikase në situata konfliktuoze dhe monitorim të sjelljeve vetanake,
  •  për komunikim elektronik internacional (kompani – kompani),
  •  vrojtim të gjendjeve dhe të rrethanave praktike në kompani internacionale gjatë vizitave studimore dhe realizimit të projektit studiues dhe punimit të diplomës në rrethana konkrete ndërkombëtare.

 

Programi Menaxhment Gjeneral Internacional
Shkarko

 

 

Menaxhment Gjeneral Internacional