Programi Bachelor

NATYRA E STUDIMEVE

 

Me program tre vjeçar për studime Bachelor, në bazë të Deklaratës së Bollonjës fitohet e drejta të vazhdohen studimet për Master të cilat do të zgjasin dy vite. Programet studimore BA për vitin e parë dhe të dytë, sigurojnë baze substancionale të Menaxhmentit Internacional interdisciplinor me një të katërtën (1/4) e lëndëve nga  specializimi i zgjedhur, kurse ne vitin e tretë  bëhet profilimi i plotë.

 

Sistemi dhe regjimi i studimeve

  • Studimet Bachelor – BA tri vjeçare

 

Regjimi i studimeve të Rregullta Bachelor – BA është:

  • 40% studim me kontakt direkt me student,
  • 30% studim me udhëzime dhe
  • 30% studim autonom (vetanak).

 

Orari i punës ditore për studentët e Rregullt

E Hëne – E Premte
09 – 12 koha e ligjëratave para dite;
12 – 14 pushimi i drekës për student;
14 – 16 ushtrime dhe detyra me udhëzime;
16 – 18 pune individuale e studentit ne biblioteke, kabinet te informatikës, ose  aktivitete tjera.

 

Orari i punës ditore për studentët “Pa shkëputje nga puna”

E Hëne – E Premte
17 – 19 Ligjërata

Sipas nevojave mund te organizohen konsultime ditëve të Shtune.

 

Në të gjitha  format, studentet do të gjenden në lokalet e Kolegjit ose në kompani me veprimtari të lëmive internacionale, me mbikëqyrje nga Kolegji. Metodat e vlerësimit te studenteve do te jene bashkohore dhe të verifikuara sipas sistemit të  Deklaratës së Bolonjës, të bazuara në punën gjate semestrit dhe me provim te pjesës përfundimtare.

 

SISTEMI I STUDIMEVE NGA DISTANCA  NË NIVELIN BACHELOR

 

Student Information System

Portali ”Student Information System” është modeli më inovativë në sistemin bashkohor të studimit online, i cili është i dizajnuar për ti plotësuar kërkesat e institucionit akademik. Ky portal ka parametrat e ti të caktuara që i mundësojnë stafit administrativ dhe akademik të Kolegjit të menaxhojë të dhënat e studentëve dhe njëkohësisht studentëve ju mundëson studime dhe shërbime nga distanca.

 

 

Funksionet në shërbim të studentëve:

  • e-Learning (e-Mësimi)
  • e-Library  (e-Biblioteka)
  • e-Subject  (e-Lëndët)
  • e-VideoConference  (e-Videokonferenca)
  • e-Forume  (e-forum)
  • e-Service  (e-Shërbime)
  • e-Community (e-Shoqëri)
  • e-Learning (e-Mësimi)

 

Ky portal është metoda më efikase dhe e avancuar për qasje elektronike në kërkimet shkencore, shkëmbime informacionesh, interaktivitet mes studentëve dhe profesorëve, videoligjerata ,librari elektronik dhe forume.
Studimi online nga distanca, është portali e-Learning  e cila edhe nëse jeni i punësuar dhe nuk mund ti vijoni ligjëratat ju mundëson të studioni nga rehatia e zyrës, apo shtëpisë suaj.

 

e-Library (e-Biblioteka)

Ofrojmë qasje elektronike në kërkimet shkencore në një numër të madh të bazave të dhënave bibliografike dhe me tekst të plotë, të cilat plotësojnë nevojat për informacione në të gjitha llojet e fushave profesionale.

Kolegji i Menaxhmentit Internacional \”Globus\” është antarë i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës (BKUK) për qasje elektronike si dhe shfrytëzues i bibliotekës elektronike të universitetit TOBB- Turqi.

 

Bibliotekat elektronike në shërbimin tuaj:

  • TOBB
  • EBSCO HOST
  • OXFORD SCHOLARSHIP ONLINE
  • OXFORD JOURNALS
  • THOMSON GALE

Këto burime në internet ofrojmë shënime për përdoruesin në Kolegjin \”Globus\” sasi të konsiderueshme të dhënave bibliografike dhe me tekst të plotë, që plotësojnë nevojat për informim në të gjitha fushat e kërkuara dhe që janë sot domosdoshmëri në tërë rrjetin e informacionit botëror bibliotekar.

 

e-Subject (e-Lëndët)

Ky modul ju mundëson studentëve 24-orë në ditë qasje nga interenti mbi çdo informacion mbi lëndët përkatëse të vitit akademik në të cilin vijojnë studimet. Ofrojmë shënime mbi lëndët përkatëse, të gjitha ligjëratat në PowerPoint, Plan-porgramin e profesorit(Syllabusin), shkëmbim dhe diskutim informacionesh me profesorin, informata të publikuara nga prof, kuize diturie. Të gjitha këto shërbime ofrohen online.

 

e-VideoConference (e-Videokonferenca)

Moduli ofron të gjitha ligjëratat në formë elektronike audio-vizuale që mundëson studimin online në qasje nga distanca mbi zhvillimin e ligjëratave dhe projekteve në Kolegjin \”Globus\” Videokonferencat postohen në hap me zhvillimin e ligjëratave në Kolegj.

Videokonferenca pasqyron:
– Profesorin me (zërim dhe pamje)
– Ligjëratën e zhvilluar në (video-projektor)

e-Forume (e-Forum)

Forumi mundëson shkëmbim informacionesh, interaktivitet në mes studentëve dhe profesorëve.

 

e-Service (e-Shërbime)

Është portali i Kolegjin ”Globus” i cili u mundëson studentëve 24-orë në ditë përmes Internetit,duke përfshire këtu shërbime dhe informata p.sh. në lidhje me pasqyrën e notave(transkripta), plan-programet e studimit, paraqitjen e provimeve online, orarin e ligjëratave,ushtrimeve dhe informatave rreth usera-ve etj. Qëllimi i portalit e-Service është që të krijohet shoqëri virtuale një vend për të studiuar dhe për t’u argëtuar!

 

e-Community (e-Shoqëri)

Krijimi i një shoqërie virtuale një vend për të studiuar dhe për t\’u argëtuar .