Konferenca e 8-të

Kolegji “Globus” organizoi Konferencën e tetë Shkencore Ndërkombëtare në Prishtinë me 07 nëntor 2015 me teme “Analizat Aktuale dhe Pritjet e Investimeve të Huaja në Rajonin e Evropës Juglindore”. Kjo Konferencë organizohet në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Ekonomike “Globus”, Universitetin Poitiers – Francë, Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakulteti Ekonomik dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-12-4 ndërkombëtarë. Shfleto Punimet e Konferences.