Konferenca e 2-të

Në kuadër të begatimit të aktiviteteve kërkimore, Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencën e Dytë Ndërkombëtare ne Shkodër më 23 dhjetor 2009, nga Programi Integrimet Rajonale  Ballkanike, Sfidë dhe Shanse Zhvillimore, me tematikë: “Risku dhe Zhvillimet Ekonomike Rajonale”. Kjo Konferencë është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Shoqatën Shqiptare të Riskut. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978 – 99956 –34-46-9 ndërkombëtarë.