TRAJNIM PA PAGESË: MARKETINGU DIGJITAL, NJË MJET THELBËSOR PËR STARTUP 

03 nen

TRAJNIM PA PAGESË: MARKETINGU DIGJITAL, NJË MJET THELBËSOR PËR STARTUP 

TRAJNIM PA PAGESË: MARKETINGU DIGJITAL, NJË MJET THELBËSOR PËR STARTUP

Në kuadër të aktiviteteve gjatë Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017, Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” organizon trajnim falas në bashkëpunim me partnerët:
1. Innovation Centre Kosovo (ICK),
2. Business Support Centre Kosovo (BSCK),
3. Institute of Economic Research “Globus”,
4. Institute for Entrepreneurship of Small Business (IESB) and
5. Institute for Accounting, Auditing and Finance (KAF)

Agjenda:
Dita 1). 15 Nëntor 2017 – (17.00 – 19.00 h)
Dita 2). 16 Nëntor 2017 – (17.00 – 19.00 h)
Lokacioni: Kolegji “Globus” – Kampus Prishtina
Trajner: Kujtim ZEBICA

Marketingu dhe ndërmarrësia digjitale
Qëllimi i këtij kursi është t’i mundësojë studentët me bagazh të ndryshëm të kuptojnë se si të zhvillojnë dhe fusin në funksion një plan të marketingut për ndërmarrje të reja. Aftësitë dhe njohuria e mësuar do ta mundësojnë një student që të identifikojë cilat teknika dhe teori digjitale te marketingut janë më të përshtatshme për një ndërmarrje, pa marrë parasysh a janë biznes i ri apo pjesë e një organizate ekzistuese.
Objekivat
Me përfundimin e këtij kursi, studentët do të aftësohen: të kuptojnë rolin e kanaleve digjitale në një kampanjë te integruar të marketingut dhe arsyerja se pse ju duhet një strategji digjitale. Do të kenë informatë rreth kanaleve kryesore të marketingut digjital (media sociale, paraqitje digjitiale, marketing me email, uebsite, etj.) dhe rëndësia që ka secili kanal në dhënjen e ndihmës për rritjen e ndërmarrjeve te reja dhe ekzistuese. Ata do të aftësohen në analitikën e marketingut dhe aplikacionet praktike duke lehtësuar përdorimin e të dhënave në marketing.

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter