Enton Duro është pedagog i brendshëm në fakultetin e Ekonomisë, pranë departamentit të Ekonomiksit nga viti 2009. Lektor i lëndës së Makroekonomisë në sistemin Bachelor dhe Ekonomisë së Zhvillimit në sistemin Master. Gjatë periudhës 2007-2009 ka punuar pranë INSTAT në drejtorinë e Llogarive Kombëtare. Gjatë periudhës 2015-2016, me anë të Programit LEAD ALBANIA, ka kryer funksionin e këshilltarit ekonomik në Ministrinë e Financave.
Ka kryer studimet e doktoratës gjatë periudhës 2010-2013 prane FEUT duke u fokusuar tek modelet e rritjes ekonomike dhe konvergjenca drejt BE për vendet e Ballkanit Perendimor.
Autor i shumë konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe botimeve shkencore që lidhen kryesisht me fenomenet e zhvillimit dhe rritjes ekonomike si dhe financat publike.