Hulumtime

Në Kosovë ekziston kërkesë e madhe për profesionist nga lëmia e menaxhimit internacional të ekonomisë dhe të biznesit.

Ekonomia e Kosovës, e cila është në periudhën transitore aktualisht përbëhet:

– Prej ndërmarrjeve shoqërore në proces të privatizimit, kurse pjesa e tjetër
– Ekonomia e re – sektori privat, i cili është në zhvillim e sipër.

Kosova është përcaktuar për shoqëri demokratike–civilizuese dhe për ekonomi të tregut. Ekonomia e tregut zakonisht është ekonomi e hapur për lëvizje të lirë të mallrave, të kapitalit, të teknologjive, të njohurive dhe të përvojave, të fuqisë punëtore, profesionale etj. Në këtë aspekt Kosovës i nevojiten kuadra të reja, profesionalisht të aftësuara për kyçje të suksesshme në rrjedha, jo vetëm vendore, por gjithsesi edhe ndërkombëtar. Kolegji “Globus”, në këtë aspekt, me program dhe plan te mësimit, që dallohet nga institucionet e arsimit te larte tjera, përgatitë studentë të diplomuar nga lëmia e menaxhmentit internacional me këto mundësi të zgjedhjes se drejtimeve:

Niveli i studimeve Bachelor:

  • Drejtimi i Menaxhmentit Gjeneral Internacional,
  • Drejtimi Financa dhe Banka,
  • Drejtimi Kontabilitet dhe Auditim.

Niveli i studimeve Master:

  • Drejtimi i Menaxhmentit Gjeneral Internacional,
  • Drejtimi Financa, Banka dhe Kontabilitet,

 

PUBLIKIMET E KOLEGJIT TË MENAXHMENTIT INTERNACIONAL “GLOBUS”

 

  • Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi dhe Integrimi Ekonomik ne Rajon – Sfida te Ballkanit” – 2008

 

  • Konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare “Risku dhe Zhvillimet Ekonomike Rajonale” – 2009

 

  • Libri “Hyrje ne Kontabilitet” Prof Dr Thanas Dhimarko – 2010

 

  • Libri “Menaxhment Strategjik” Prof Dr Nazmi Mustafa – 2010

 

  • Konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Rajonale përballë sfidave të krizës financiare” – 2011

 

  • Libri “Menaxhimi i Projekteve” Prof Dr Shyqri Kelmendi – 2011

 

  • Libri “Lidershipi” Prof Dr Vasilika Kume, Prof Dr Nazmi Mustafa & Dr  Enver Krasniqi – 2011

 

  • Libri “Matematika per Biznes” Prof Dr Besa Shahini & Dr Sahit Surdulli – 2011

 

  • Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi rajonal ekonomike permes zhvillimit te NVM-ve” – 2011

 

  • Konferencë Shkencore “Resurset minerare – bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës” 2012

 

  • Konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë 2012 “Globalization,

 

  • Development, Public Policy & Management: A business Development Perpsektive”

 

  • Konferencën e gjashtë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë 2013 “Politikat Publike dhe Mjedisi për zhvillimin e Bizneseve në Vendet e Rajonit”

 

  • Konferencën e shtatë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë 2014 “Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në Krijimin e Hapësirave të reja drejt Integrimit Evropian”

 

  • Konferenca e tetë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë, Nëntor 2015 “Analizat Aktuale dhe Pritjet e Investimeve të Huaja në Rajonin e Evropës Juglindore”