Profesoresha Justina SHIROKA – PULA ishte pjesëmarrëse e tryezës së diskutimit “Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth” të organizuar nga Kolegji Globus në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) në kuadër të Global Entrepreneurship Week 2017, Kosovo.
Profesoresha Justina SHIROKA – PULA tha se edhe kjo tryezë diskutimi do të shërbejë të promovojë ndërmarrësinë tek gratë dhe të inkurajojë gratë e tjera që të angazhohen në afarizëm si dhe të promovoj dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat e cili konsiderohet si një element kyç në përmirësimin e përgjithshëm të aktiviteteve biznesore dhe zhvillim të qëndrueshëm socio ekonomik.
Gjithashtu theksoi se shumica e bizneseve të udhëhequra nga gratë, janë ndërmarrje të vogla, të orientuara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe industrisë, më specifikisht në sallone të bukurisë dhe floktarisë. Si barriera kryesore, Profesoresha Justina ka përmendur normat tatimore, tregun e vogël, dhe ngarkesat administrative, përderisa një % e madhe e grave ndërmarrëse si barrierë kryesore kanë përmendur obligimet familjare, duke ju referuar Hulumtimit të bërë nga BSCK.