Themelohet “Asociacioni Alumni” me dt. 13 tetor 2018 në Prishtinë.
Në qendër të filozofisë së Globusit si institucion arsimor është se gjithçka sillet rreth studentit; dija dhe shërbimi. Në Globus funksionon shkëlqyeshëm trekëndëshi administratë-staf akademik-student dhe për secilën nga këto pika janë ngritur institucione dhe zyra përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim. “Asociacioni Alumni” është fytyra jonë në treg, historiku dhe e ardhmja e Kolegjit.
Marrja e diplomës universitare, qoftë ajo në nivel Bachelor, Master, nuk nënkupton fundin e studimeve dhe të mësuarit, nuk mund të konceptohet si fundi i profesionalizimit dhe përshtatjes me kërkesat e tregut të punës. Përkundrazi, mbas këtij momenti lind dhe vendoset një marrëdhënie e re me Kolegjin: anëtarësimi dhe angazhimi aktiv në “Asociacionin alumni”.
Qëllimi i këtij eventi është për të ndarë eksperiencat tuaja dhe për të festuar në një ceremoni të organizuar me këtë rast sepse sado të rëndësishme komunikimet tona të herëpashershme nëpër rrjete sociale, asgjë nuk e zëvendëson takimin face-to-face, prandaj e kemi organizuar këtë aktivitet dhe kemi mundësinë të shkëmbejmë disa fjalë me njëri-tjetrin në lidhje me eksperiencat tona, të cilat sado të ndryshme, prapë se prapë ngjizen nga një gjuhë e përbashkët, që është formuar këtu në Kolegjin “Globus”.