Skender Bublaku

Skender Bublaku

Grada/Titulli: Dr.sc

Funksioni: Pedagog i brendshëm
Kontakt: s.bublaku@hotmail.com

Lindur në vitin 1967 në Drenas . Shkollën tetë vjeçare  dhe shkollën e mesme teknike përfunduar në Drenas .

Studimet e larta i ka filluar në Universitetin e Prishtinës në drejtimin  e Ndërtimtarisë me 1985 dhe i ka përfunduar në vitin 1990.

Studimet e magjistratures i ka  përfunduar në Universitetin e Prishtinës me 2010 në  degen e Hidroteknikës pranë  Fakultetit te Ndertimtarise dhe Arkitekturës , dhe  Doktoraturën e ka përfunduar në vitin 2015 në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Mbas mbarimit të studimeve në periudhën 1991 deri 1999 ka punuar si mësimëdhënes  në shkollen e Mesme Teknike dhe Gjimnazin “Skënderbeu”në Drenas. Nga viti 1999 është angazhuar në detyra të ndryshme menaxherjale  në Ujëjellesin Rajonal “Batllava”ndërsa nga viti 2006 deri në 2011 në pozitën e Kryeshefit ekzekutiv ka udhëheqë Kompaninë Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” në Prishtinë.

Nga 2013 është angazhuar si bashkëpuntorë i jashtëm  në Universitetin e Prishtines “Hasan Prishtina”në cilësin e  Asistentit ndërsa nga 2017 si pedagog në Kolexhin Globus. Ka ndjekur shumë trajnime mbrenda dhe jashtë vendit në fusha te ndryshme si ato teknike dhe te  menaxhimit .

Ka botuar punime në revista nderkombëtare dhe eshte pjesmarrës ne Kongrese dhe Konferenca me karakter kombëtare dhe ndërkombtarë. Eshtë pjesmarrës dhe hartues i shumë projekteve  dhe studimeve të finacuara nga institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare  si:  Banka Botërore, Komisioni Europian, Banka Gjermane (kfw) etj.