Shqipdona Hashani- Siqani

Shqipdona Hashani- Siqani

Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Profesoresh
Kontakt: shqipdonahashani@kolegjiglobus.com

 

Shqipdona Hashani- Siqani e lindur në Janar të vitit 1989 në Prishtinë. Shkollën e mesme ka përfunduar në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Studimet i ka vazhduar pranë Fakultetin Ekonomik të Prishtinës “ Hasan Prishtina” në Departmentin Banka, Financa dhe Kontabilitet në  vitet 2007-2010. Gjithashtu në po të njejtin Department në Fakultetin Ekonomik kam përfunduar studimet Master në vitin 2013- të. Në fund të vitit 2013 jam regjistruar në studimet e Doktoratës ku vazhdoj studimin në temën e studimit në Fakultetin Ekonomik “Hasan Prishtina”.

Gjatё kohёs sё studimeve  ka  kryer  studime praktike dhe ka punar nё institucionet si: “Oda Ekonomike e Kosovёs “, “Raiffaisen Bank “, ” Alko – Impex “, “Procredit Bank” . Gjatё vitit akademik 2013- 2014 ka qenё e angazhuar si Asistente nё lёndёt e Kontabiltetit  si dhe nё Menaxhmentin Financiare nё Universitetin “Kadri Zeka” nё Gjilan.  Gjatё vitit akademik 2014- 2015 ka qenё e angazhuar gjithashtu  si Asistente nё lёndёt e Kontabiltetit  nё Universitetin “Kadri Zeka” nё Gjilan.

Nё Kolegjin “Globus”  është angazhuar si Asistente e rregulltё  nё  lёndet e Kontabilitetit që nga Tetori i vitit 2012.

Është autore e disa punimeve shkencore të cilat janë të publikuara në Revista dhe Konferenca Shkencore.