Faruk Hajrizi

Faruk Hajrizi

Grada/Titulli: Prof. Ass. Dr.
Funksioni: Pedagog i brendshëm
Kontakt: farukhajrizi@gmail.com

 

Lindur në vitin 1979 në Mitrovicë. Shkollën tetë vjeçare “Bedri Gjinaj” dhe gjimnazin “Frang Bardhi” përfunduar në Mitrovicë. Mbas shkollës së mesme në vitin 1996 ka filluar studimet e larta në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës, të cilat i ka përfunduar sipas programit në vitin 2003. Në vitin 2005 ka filluar studimet master në lëmini e “Inxhinierisë kimike” dhe përfunduar në vitin 2008, duke fituar gradën “Master i shkencave teknike”. Në vitin 2013 ka filluar studimet e doktoratës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës dhe përfunduar ato në vitin 2016, duke fituar gradën “Doktor Shkence”.

Mbas mbarimit të shkollës nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka punuar Ministrinë e tregtisë dhe Industrisë me detyra të ndryshme funksionale si Zyrtar për Zhvillimin e Industrisë Kimike, Plastikës dhe Gomës,  Zyrtar i Rregullave Teknike dhe u.d. i Drejtorit Departamentit të Industrisë në Prishtinë. Gjatë asaj kohë ka qenë hartues i draft-ligjeve dhe draft-rregulloreve teknike nga fushëveprimtaria e kërkesave teknike dhe vlerësimi i konformitetit të produkteve, po ashtu  kam qenë mbikëqyrës  i zbatimit të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore në sferën e Rregullave Teknike, Normave Teknike dhe Standardeve Teknike.

Në vitin 2009 dhe deri në vitin 2015 ka punuar si Kryshef Ekzekutiv në Kompaninë e Ujësjellësit Regjional Mitrovica, ku ka bërë menaxhimin gjeneral të punëve të ndërmarrjes së ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjatë kohës së menaxhimit të ndërmarrjes  vlen të theksohet ndërtimi i Impiantit për trajtimin e ujitë të pijes dhe futja në funksion e Impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura.

Nga viti 2016 punon si mbikëqyrës i projekteve të ndërtimit të Impiantit për trajtimin e ujit të pijes dhe Impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Radoniqi në Gjakove.  aktualisht ka punuar kryesisht në Fakultetin e Ekonomisë si pedagog dhe përgjegjës i Departamentit të Organizimit të Punës dhe në vitin 1992 deri 1995 si përgjegjës i departamentit të Menaxhimit.

Nga fillimi i viti 2017 dhe deri në momentin aktual është profesor në departamentin e Menaxhimit në Kolegjin e Menaxhimit Internacional “Globus”.

Ka shkruar mbi njëqind artikuj dhe punime me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën e trajtimit të ujërave pijes dhe  ujërave të ndotura, të organizimit dhe të menaxhimit të punëve nëpër kompani.