Workshop: Promovimi i leximit kritik dhe shkrimit kreativ

31 tet

Workshop: Promovimi i leximit kritik dhe shkrimit kreativ

Workshop: Promovimi i leximit kritik dhe shkrimit kreativ

Ky workshop nxit mendimin dhe kuriozitetin intelektual, leximin e shkrimeve me impakt në histori, analizimin dhe ndërlidhjen e teksteve, përdorimin e burimeve parësore dhe dytësore, përfshirjen e studimeve dhe eksperiencave personale, njohjen e koncepteve dhe mënyrës së debatimit, stimulimit e kurajos për të dalë publikisht me idetë tona dhe shkrimin e argumentimeve origjinale dhe influencuese. Gjithashtu nxit zbulimin e thellë të vetvetes, e një mendje dhe një pene me autoritet që komunikon me profesionalizëm me specialistë, akademikë dhe publikun e gjerë.

Ligjeruese: Dr. Donika DABISHEVCI
Salla e Konferencave – Kati I
Ora: 17.00 – 20.00
Data: 01/11/2018 (E Enjte)
Pjesëmarrja është e hapur dhe publike!

Tematikat:
– Analizë teksti, mendimi kritik dhe analitik
– Shkrimi i eseve përshkruese, argumentuese, krahasuese dhe bindëse
– Shkrimi i historive të shkurtra
– Shkrimi i letrave të interesit dhe motivimit
– Aplikimet për punë dhe për studime universitare
– Përpilimi i një jetëshkrimi (CV-je)
– Shkrimi i një fjalimi
– Shkrimi i një prezantimi
– Shkrimi i një projekti
– Publicistika dhe shkrimi gazetaresk
– Konceptet e shkrimit të një punimi diplome
– Identifikimi i një çështje disertacioni dhe pyetjeve kërkimore
– Komunikimi dhe korrespondenca administrative/diplomatike
– Shkrimi etik dhe moral
– Ndershmëria akademike në të folur dhe në të shkruar
– Referencat, citimet dhe plagjiatura

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter