Vizita studentore në Birrarinë e Pejës

09 maj

Vizita studentore në Birrarinë e Pejës

Kolegji “Globus” në bashkëpunim me “Birrarin e Pejës” për vitin e dytë radhazi me dt. 09 maj 2018 ka dërguar studentët për vizitë një ditore në fabrikë. Vizita ka qenë me karakter studimor sepse studentëve ju kanë prezantuar si funksionon praktikisht “Birraria e Pejës” dhe kjo vizitë i ka ndihmuar shumë ta shohin si implementohet në praktikë, teoria të cilën janë duke e mësuar gjatë studimeve.

Kolegji “Globus” e ka të fokusuar punën në ofrimin e programeve që janë konsistente me ato të modeleve ndërkombëtare për të ofruar shkathtësi që lidhen me tregun e punës për të diplomuarit tanë.
Ne i kemi dy qasje lidhur ndërmarrësinë dhe zhvillimin: e para mësimdhënia e bazuar në hulumtime dhe tjetra është depërtimi në jetën ekonomike dhe sociale të komunitetit.

Gjithnjë e më shumë jemi duke e rritur bashkëpunimin e bizneseve të sektorit privat me Kolegjin përmes Zyres së Sigurimit të Cilësisë e cila është një mekanizëm komunikimi që inicon dialogun dhe bashkëpunimin në mes të sektorit privat dhe Kolegjit në:

  • -aspektin e përditësimit të programeve të studimeve dhe përputhjes së kurrikulave me kërkesat e tregut;
  • -zhvillimit të projekteve kërkimore me interes të përbashkët;
  • -ofrimit të praktikës profesionale ashtu që studentët të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe
  • -Rrisin shanset për punësim dhe vet-punësim të të diplomuarëve

Falenderime të veçanta ndaj profesorëve Dr. Kastriot PEHLIVANI dhe Dr. Xhemë LAJQI për mikëpritje të studentëve.

Falenderojmë #BirraPeja për mikëpritjen e bërë!

 

2
3
4
5
6
7
1

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter