Kolegji “Globus” të gjithë mësimdhënësve ju uronë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, urojmë që misionin tuaj fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, ta kryeni me vullnet dhe angazhim të madh që të arrini suksese dhe rezultate pozitive. Me punën tuaj serioze dhe cilësore i kontribuoni përgatitjes së brezave të rinjë që i garantojnë Kosovës të ardhme të ndritshme dhe qëndrueshme.
Nuk duhet harruar t’ju shprehim mirënjohje dhe falenderime të thella të gjithë atyre mësimdhënësve që punuan përgjatë viteve të 90’ta në sistemin paralel dhe i kontribuan shoqërisë shqiptare të Kosovës që ta ruajnë, mësojnë, zhvillojnë dhe kultivojnë gjuhën e bukur Shqipe. Atëbotë profesioni i arsimit përveç misionit fisnik të dhënies së dijes, ishte edhe mision patriotik me vlera kombëtare kundër politikave represive të okupatorit serb.