Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar

27 nen

Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar

Kolegji “Globus” ju uron festën kombëtare të gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike, të festojnë me krenari 28 Nëntorin, festën e pavarësisë si ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka që mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat kryesore të lirisë së një pjese të kombit shqiptarë e cila pas një periudhe të gjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shtetit edhe pse të vogël shqiptar, ai edhe ashtu siç ishte na bëri më të fortë si komb, kur dihet se shqiptarët ishin të kërcënuar, pushtuar dhe rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje, por që falë atij shteti të vogël e të brishtë, shpresat tona nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhënë forcë dhe kurajo për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura Republikes së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Gëzuar!

28166589_1677737688914937_4856498888102861352_n

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter