Training “Business – Startup Ideas”

07 tet

Training “Business – Startup Ideas”

Të rinjët të cilët kanë ide për sipërmarrje, në fushën e ekonomisë apo edhe fusha të tjera, kanë mundesi të përfitojnë eksperiencë dhe mbështjetje për realizimin e ideve të tyre nëpërmjet trajnimit “Business- Startup Ideas” të cilin Kolegji Globus e organizon falas në mbështetje të ndërmarrësve të rinjë nga komuna e Podujevës dhe Prishtinës.

Aktiviteti do të realizohet me mbështetjen e partnerëve Business Support Center Kosova (BSCK), Instituti për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël (IESB) dhe Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF).

Agjenda e realizimit të trajnimit:

1.Kampusi i Kolegjit Globus në Podujevë – 17.10.2017 dhe 18.10.2017

2.Kampusi i Kolegjit Globus në Prishtinë – 19.10.2017 dhe 20.10.2017

Profesorët përfaqësues të Kolegjit Globus Prof.asoc.dr.Besnik KRASNIQI dhe Prof.ass.dr Enver KRASNIQI do të jenë mentor të grupeve të të rinjëve pjesëmarrës.
Të rinjët mund të konkurojnë me ide të ndryshme inovative, të aplikueshme në fusha të ndryshme të biznesit.
Trajnimi u mundëson pjesëmarrësve të marrin perfitime shumë të mëdha, këshilla dhe vlerësim nga ekspert dhe profesionistë të fushës vendas dhe me eksperiencë ndërkombëtare, për të përmirësuar dhe rritur idenë e tyre të biznesit.
Eventi është i hapur për të gjithë të interesuarit maturantët,studentët, të diplomuarit por edhe per sipërmarrësit e rinjë që kanë ide inovative.
Grupi fitues do të fitojë Bursë për vitin e parë në studime Bachelor/Master në Kolegjin “Globus”.
Të interesuarit duhet të rregjistrohen duke plotësuar të dhënat në vazhdim.
Regjistrohu online për pjesëmarrje në linkun: https://goo.gl/forms/B3NnYqhk6oq8UQT23
Afati i fundit për rregjistrim është 16.10.2017.
e-mail: info@kolegjiglobus.com

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter