Prof.Dr. Vasilika Kume

Prof.Dr. Vasilika Kume

Bashkëpunëtorë ne Kolegjin Globus

Vasilika Kume është diplomuar në profilin Ekonomist për Industri, në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë (1979). Menjëherë pas diplomimit ajo ka punuar për 7 vjet si ekonomiste në degën e planit, fillimisht pranë NB Frutore Fier, dhe më vonë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Gjatë periudhës 1986-1991 ka realizuar detyrimet pasuniversitare në Degën e Manaxhimit. Në vitin 1998 ajo fitoi titullin “Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2001 fitoi titullin “Profesor”. Në vitet 1998-2011 ajo ka qenë Drejtor Ekzekutiv e Programit Master, pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Vasilika Kume është anëtare e disa bordeve, përfshirë këtu edhe anëtare e bordeve editoriale dhe shkencore të revistave jashtë vendit. Ajo është autore e mbi 40 artikujve, si dhe ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca, brenda dhe jashtë vendit. Znj. Kume është autore e një numri tekstesh universitare dhe punimesh shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Vasilika Kume ka qenë konsulent nacional në një numër projektesh.