Prof. Dr. Sherif Bundo

Prof. Dr. Sherif Bundo

Lindur në Përmet më 15 tetor 1956. Diplomuar për Kontabilitet në FEUT në vitin 1980.

Me eksperiencë në Bankë dhe Drejtor Finance në ndërmarrje. Pedagog i Drejtimit Financiar në FEUT që nga viti 1989.

Doktor i shkencave prej vitit 1991 dhe Profesor prej vitit 1999.

Deputet i Përmetit 1997 dhe Ministër i Turizmit 1998-2001. Pedagog i lëndëve Financë, Drejtim Portofoli, Fiskalitete, Kontabilitet Financiar, Teoria dhe Praktika e Sigurimeve.

Autor i shumë artikujve shkencorë brënda dhe jashtë vëndit. Autor i rreth 20 librave, monografive dhe teksteve mësimorë dhe akademikë për shkollat e larta në ekonomi dhe financë.

Profesor i ftuar i Universitetit të Poitiers, Francë. Organizator dhe Drejtues i disa konferencave dhe Kongreseve në fushën e Financës dhe Kontabilitetit, brënda dhe jashtë vëndit. Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë dhe President i Qëndrës Shqiptare për Riskun. Anëtar dhe nënkryetar i KKK për katër vite. Lektor në disa universitete brënda dhe jashtë. Ekspert i Akreditimit të arsimit të lartë, përzgjedhur nga APAAL.