Prof.dr Bardhyl Ceku

Prof.dr Bardhyl Ceku

Prof. Dr. Bardhyl Ceku është diplomuar në Universitetin i
Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë me rezultate të shkëlqyeshme.
Në të njëjtin fakultet merr gradën “Doktor në Ekonomi” me tezë “Studimi, analiza
dhe prognoza e kërkesës për mallra në Shqipëri” dhe më pas titullin “Docent”.
Titullin “Profesor” e merr në vitin 1994.
Prof. Dr. Bardhyl Ceku ka kryer edhe disa specializime në fushën e ekonomisë dhe
marketingut në Universitetin Pierre Mendes (Francë); Senior School of Business,
Grenoble (Francë); në Universitetin Angers (Francë), në Universitetin e NebraskësLincoln
(Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Prof. Ceku ka punuar fillimisht si lektor, si Përgjegjës i Katedrës së Tregtisë e më pas
si Përgjegjës i Departamentit të Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë në
Unviersitetin e Tiranës, lektor në Universitetin e Tetovës, lektor i ftuar në
Universitetin e Anger-it (Francë) etj. Që prej vitit 2008 është Dekan i Fakultetit të
Ekonomisë dhe Administrimit në Universitetin ”Aleksandër Moisiu” .
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve e monografive ndër të cilat: “Bazat e
Marketingut”, “Metoda të Kërkimit Shkencor”, “Drejtim Marketingu”, “Universiteti
dhe Biznesi”, Kërkim Marketingu”, Udhëzues mbi Llogaritjen e Efektivitetit të
Kostos dhe Përfitimet në Lidhje me Projektet me Përfitim Social”, “Marketingu:
Bazat, Raste & Ushtrime”, “Marketingu: Bazat”, Marketingu: aspekte të
manaxhimit” “Sistemi i Metodave të Hartimit të Prognozave”, “Metodat e Studimit,
Analizës dhe Parashikimit të Kërkesës së Mallrave”, “Ekonomia dhe Organizimi i
Tregtisë, i Aplikuar për Studentët e Fakultetit Ekonomik”, “Ekonomia Informale në
Shqipëri dhe Implikimet e Saj”, “Organizimi i Tregtisë”, “Organizimi dhe Teknikat e
Tregtisë”, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, etj.
Gjithashtu është autor në shumë artikuj shkencor të botuara brenda dhe jashtë
vendit.