Prof.ass.dr Enver Krasniqi

Prof.ass.dr Enver Krasniqi

Grada/Titulli: Prof. Ass. Dr.
Funksioni: U.D. Rektor dhe Pedagog i brendshëm
Kontakt: enver.krasniqi@kolegjiglobus.com

 

Lindur në vitin 1958 në Bardh I Vogël, KK Fushë Kosovë. Shkollën fillore e përfundoj në Bardh të Madh dhe ate të mesme Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë në vitin 1977. Mbas shkollës së mesme ka filluar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, të cilat i ka përfunduar sipas programit në vitin 1981.

Mbas mbarimit të Fakultetit ekonomik, nga viti 1982 deri në vitin 1999 ka punuar me detyra të ndryshme si Analist i lartë për punë monetare-kreditore dhe devizore pranë departamentit të Analizave të Bankës Popullore të Kosovës. Kryesisht, përgjegjësitë kanë qenë analizat dhe raportet e ndryshme për për Pleqësinë e Bankës dhe Kuvendin e Kosovës.

Nga viti 1999 – 2007 ka punuar në Projekte të ndryshme për Organizata Ndërkombëtare në Kosovë kryesisht në pozita menaxheriale duke filluar nga UMCOR, ICS, ARC, UNOPS, CARE Internacional etj.

Në vitin 2008 e mbaroj Studimet Master pranë Kolegjit Globus si student i parë i studimeve Master pranë këtij Institucioni.

Në vitin 2009 regjistroj studimet e doktoratës pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetit e Tiranës, të cilat i mbaroj në vitin 2013.

Nga viti 2009 punon në Kolegjin Globus si Pedagog në lëndët e Menaxhmentit në nivelin BA dhe MA.  Gjithashtu vlen të theksohet se nga viti 2010-2016 ka menaxhuar një mori projektesh nga USAID dhe BE si dhe ka realizuar mbi 1500 ditë trajnime në fusha të ndryshme kryesisht nga fusha e Strategjive Zhvillimore Lokale, Ndërmarrësisë, planifikim i Biznesit,  si dhe trajnime të ndryshme si Avokim, Ndërmjetësim, Qasje të bazuara në të drejta, Menaxhim dhe zgjidhje të konflikteve, Ndërtim të paqes etj.

Ka shkruar mbi dhjetëra artikuj dhe punime me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën e NVM-ve, Ndërmarrësisë dhe Menaxhimit Strategjik. Është autor i dy teksteve mësimore që zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master nga fusha e Menaxhimit Strategjik (2010) dhe Lidershipi-koncepte dhe praktika (2012).  Është UD i Rektorit të Kolegjit Globus dhe ligjërues në tre lëndë në Bachelor dhe në Master, si dhe drejtues i dhjetëra punimeve shkencore Master.