Kastriot Pehlivani

Kastriot Pehlivani

Biznes dhe Menaxhment

Departamenti: Menaxhim

Grada/Titulli: Dr.sc.

Funksioni: Mësimdhënës /Pedagog i brendshëm

Kontakti: kastri71@hotmail.com

Lindur në vitin 1971 në Pejë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin “11 Maji” përfunduar në Pejë. Në vitin 1990 ka filluar studimet në Fakultetin e Teknologjisë, FXM Mitrovicë, Universiteti i Prishtinës, të cilat i ka përfunduar sipas programit në vitin 1997.

Studimet e larta dhe graden Master i Shkencës i ka fituar në vitin 2010, në Universitetin e Prishtinës. Studimet e doktorates i ka kryer në Fakultetin e Shkencave te Natyrës, në Universitetin e Tiranës, në periudhën 2011 – 2015 në Tiranë.

Në vitin 2006 ka kryer specializimin për prodhimin e birrës  në Institutin VLB Berlin dhe ka marrë titullin Diploma Brewmaster VLB. Në vitin 2012 ka kryer trajnimin professional “Production Management for SE European Countries” në Sapporo, Japoni. Mbas mbarimit të shkollës nga viti 1997 dhe deri sot ka punuar në detyra të ndryshme si teknolog dhe drejtues prodhimi në disa ndërmarrje të ndryshme prodhimi në Pejë. Prej vitit 1999 deri aktualisht ka punuar si teknolog, drejtor prodhimi dhe drejtor teknik në Ndërmarrjen Prodhuese “Birra Peja”, në Pejë.

Në vitin 2015 deri në momentin aktual ka qenë i angazhuar si asistent dhe mësimdhënës në Fakultetin e Agrobiznesit, UNHZ në Pejë, në lëndë të ndryshme nga Industria Ushqimore, Menaxhimi i Cilësisë etj.

Në vitin 2015 deri në momentin aktaul punon si mësimdhënës i rregullt në Kolegjin e Menaxhimit Internacional “Globus”, në lëndët Politkat Afariste në Organizata Prodhuese dhe Menaxhimi i Cilësisë.

Ka shkruar shumë artikuj dhe punime shkencore kryesisht në fushën e teknologjisë ushqimore dhe në fushën e menaxhimit të cilësisë. Gjithashtu, është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në fushat e sipërpërmendura.