Donika ALIU – ZHUJA

Donika ALIU – ZHUJA

Lindi më 24 janar 1974 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të e mesme e përfundoi në vendlindje. Fakultetin e Ekonomik e përfundoi në mars të vitit 1998 për të vazhduar studimet e pasuniversitare të cilat i përfundoi në vitin 2007  në Universitetin e Prishtinës. Studimet e doktoratës i përfundoi në Universitetin e Tiranës në vitin 2016 dhe fiton gradën shkencore Doktor me temën “Prirje të integrimit ndëkombëtar të Kosovës|.

Gjatë studimeve universitare në vitet 1997/98, punoi në Institutin për hulumtime shkencore „RIINVEST“. Në vitin 2000 punoi në Autoritetin Qendror Fiskal në njësinë e tatimpaguesve të mëdhenj, për të vazhduar  në Departamentin e edukimit të tatimpaguesve dhe në cilësinë e Manaxheres së lartë në hartimin e procedurave tatimore. Në sistemin bankar kyqet menjëherë me themelimin e Bankës për Biznis në vitin 2001, ku ngarkohet me detyra të ndryshme funksionale menaxheriale, fillimisht Menaxhere për Zhvillim dhe Marketing për të vazhduar si Drejtor për plan, analizë dhe raportime financiare dhe aktualisht kontribon në Departamentin e  Sistemit Informatik të Menaxhmentit.

Ka shkruar dhe publikuar shumë punime shkencore dhe pjesëmarrëse me punime në shumë konferenca ndërkombëtare.

Përkrah përvojës menaxheriale në Bankë, vazhdimisht nga viti 2008 ka qenë e angazhuar në mësimëdhënie. Fillimisht në vitin 2008 ligjëron në Kolegjin AAB, për të  vazhduar në Kolegjin GLOBUS prej vitit 2009 dhe aktualisht. Ka mentoruar dhe vazhdon tutje, në mbështetje të shumë punimeve të studentëve dhe bashkëpunon në të gjitha projektet e Kolegjit Globus.

Është e çertifikuar për këshilltar dhe trajner i akredituar për marketing dhe menaxhim.

Donika aktualisht jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka dy fëmijë.