Fillimi i vitit të ri akademik Master me një organizim të veçantë

08 dhj

Fillimi i vitit të ri akademik Master me një organizim të veçantë

Kolegji “Globus” është Qendër e Arsimit të Lartë në Kosovë, në fushën e shkencave ekonomike dhe menaxheriale ndërkombëtare dhe është i gatshëm t’i pranojë sfidat që i parashtron edukimi modern për ngritjen e të rinjve dhe të tjerëve me dije nga menaxhimi dhe ndërmarrësia për biznes ndërkombëtar dhe shkathtësi të mjaftueshme të ngritjes profesionale në pajtim me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar të punës.

Me rastin e hapjes solemne të fillimit të vitit të ri akademik 2017/2018 në nivelin e studimeve Master profesori dhe eksperti ndërkombëtar Prof.dr.Besnik Krasniqi theksoi se“Studentët e Kolegjit Globus do të fitojnë njohuri menaxheriale të avancuara të sistemit bashëkohor edukativo – arsimor. Programi Master Biznes dhe Menaxhment me specializime është ndërdisiplinor, studentët do t’i pajisë me njohuri të thella në bazë të hulumtimeve shkencore, si dhe kompetenca relevante për të menaxhuar në institucione/organizata të ndryshme të karakterit ndërkombëtar.

Programi është i sajuar në formë integruese për çështjet e zhvillimit strategjik, politikave ekonomike, të resurseve humane, si dhe çështje të organizimit dhe financimit. Programi është i bazuar në literaturë teorike bashkëkohore nga rajoni dhe me gjerë dhe, për çdo njësi mësimore në mënyrë interaktive lidhet pjesa teorike me atë praktike në vend duke e krahasuar me praktikat më të mira në rajon dhe më gjerë”.

Mysafir nderi i Kolegjit ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Qemal MINXHOZI i cili para studentëve dhe profesorëve mbajti një ligjeratë publike. Tema e ligjeratës ishte rreth bashkëpunimit aktual si dhe mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fusha të ndryshme si arsim, kulturë/arë, energji e shumë fusha tjera, dhe zhvillimet në drejtim të krijimit të tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri. Z. Minxhozi theksoi rolin dhe rëndësin e bashkëpunimit në drejtim të proceseve të integrimeve rajonale dhe evropiane. Gjithashtu, theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit që t’i kontribuojmë zhvillimit dhe fuqizimit të përgjithshëm ekonomik dhe social të të dy shteteve shqiptare”

Në fund të ligjeratës Kolegji e nderoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë me një mirënjohje për kontributin e dhënë në rritjen e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri. Mirënjohja ju nda nga Profesoresha Justina SHIROKA – PULA, Profesori Sherif BUNDO dhe Profesor Enver Krasniqi.

 

f-4
f-5
f-6
f-7
f-8
f-9
f-10
f-11

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter