Profesori i nivelit ndërkombëtar Besnik KRASNIQI

22 nen

Profesori i nivelit ndërkombëtar Besnik KRASNIQI

Në tryezën e diskutimit “Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth”.

Profesori i nivelit ndërkombëtar, Besnik KRASNIQI, ishte kryesues i tryezës dhe theksoi se qëllimi i saj është që të mbledh së bashku të rinjët, komunitetin e biznesit, politikëbërësit, shoqërinë civile si dhe institucionet edukative për të diskutuar dhe propozuar mënyrat për promovimin e ndërmarrësisë tek të rinjët.

Ndër të tjera Profesor Krasniqi foli për rëndësin e edukimit ndërmarrës për të rinjët dhe rolin e ndërtimit të një ekosistemi të përshtatshëm për t’i bërë ata qytetarë plotësishtë të involvuar në shoqërinë tonë.

Ai shprehu shqetësimin për të dhënat e hulumtimit të fundit me studentët sipas të cilit mbi 67 përqind e studentëve të anketaur kanë ëndërr të punojnë në sektorin publik. Sipas tij shteti duhet të bëjë më shumë për të ofruar stimuj dhe mbështetje adekuate që të rinjët të jenë akter kyc dhe të shohin ndërmarrësinë si karrierë dhe mundësi për vetëpunësim dhe për të siguruar një prestigj në shoqëri.

23722471_1588526061169434_2656510309752899932_n
23658444_1588352364520137_1255527030572385317_n
23561602_1588352424520131_7020290768712181647_n

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter