Historiku

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” është Bartës Privat i Arsimit të Lartë në Kosovë i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT). Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” është themeluar në vitin 2007 në Kosovë – licenca nr. 1018/02-1 si Universiteti Internacional i Prishtinës dhe si Universitet ka vepruar deri më 2010. Ng viti 2010, njejtë si të gjithë Bartësit Privat të Arsimit të Lartë në Kosovë, ka ndryshuar statusin dhe ka vazhduar punën si Kolegj.

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ka kaluar në procedura të rregullta të akreditimit dhe licencimit gjatë periudhës 2007-2017 për veprimtari mësimdhënie dhe për punë kërkimore shkencore nga lëmia e Menaxhmentit Internacional. Më shumë rreth akreditimit http://www.akreditimi-ks.org

27 Tetor 2007 ishte hapja solemne e procesit mësimor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”.

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ofron studime në dy nivele Bachelor dhe Master ka aplikuar për licencim dhe akreditim për shkollën e Doktoratës.

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ofron studime në:

 

Bachelor:

     BIZNES DHE MENAXHMENT me programe:

  • Menaxhment Gjeneral Internacional
  • Financa dhe Banka
  • Kontabilitet dhe Auditim

Master:

      BIZNES DHE MENAXHMENT me programe:

  • Menaxhment Gjeneral Internacional
  • Financa, Banka dhe Kontabilitet