Muaji i zhvillimit të karrierës – Podujeva 2018

02 maj

Muaji i zhvillimit të karrierës – Podujeva 2018

Muaji i zhvillimit të karrierës – Career Development Month

Iniciativa Vullnetare “RB” në bashkëpunim me Kolegjin “Globus” ka vendosur që maturantët e Podujevës ti mbështesin rreth orientimit për karrierë e cila përfshin një sërë aktivitetesh nëpërmjet të cilave të rinjët mund të ndihmohen për të marrë Vendimet që përcaktojnë rrjedhën e zhvillimit të tyre profesional dhe arsimor. Këtë mbështetje e kemi planifikuar përgjatë në Muajinë e zhvillimit të karrierës.

Më poshtë po paraqesim aktivitetet kryesore që do të zhvillohen gjatë muajitë të zhvillimit të karrierës prej dt. 07.05.2018 (E Hëne) në Kampusin e Kolegjit “Globus” në Podujevë.

Synimi i trajnimit është t’i ofrojë nxënësve/pjesëmarrësve objektiva dhe të dhëna faktike për temat në vijim:

  • Trajnime/kurse përgatitore falas për testin e matures në fushat: Ekonomi, Matematikë dhe Anglisht.
  • Mundësi për arsimim të mëtejshëm: 10 Bura për vazhdim të studimeve pranë Kolegjit “Globus”, kurset e studimit dhe aftësimit profesional, ofruesit e studimeve të arsimit të lartë;
  • Informacionet për profesione: përshkrimi i profesioneve përmbanë, si: cila është natyra e punës, cilat janë detyrat kryesore (çfarë bëjnë njerëzit në punë), çfarë aftësish dhe karakteristikash të tjera janë të nevojshme për këtë profesion, etj.
  • Informacione rreth tregut të punës: vendet e lira të punës, profesionet që do të kërkohen në të ardhmen, aftësitë që do të kërkohen në të ardhmen etj.

Pjesërmarrësit do të mësojnë lidhur me aftësitë e menaxhimit të karrierës për të cilat çdo individ duhet të mësojë për menaxhimin e suksesshëm të karrierës së tij/saj gjatë gjithë jetës.

Aftësitë e menaxhimit të karrierës mundësojnë individët që:

  •  të përgatiten që suksshëm ta përfundojnë provimin e matures.
  •  të marrin vendimin e tyre për qëllimet e karrierës së ardhshme,
  •  të identifikojnë dhe të vlerësojnë interesat e tyre, aftësitë dhe vlerat,
  • të identifikojnë dhe të vlerësojnë mundësitë për arsimim në fushën ekonomisë, trajnim dhe punë (përfshirë njohjen e profesioneve dhe ofruesit e edukimit/trajnimit),

 

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter