Ligjeratë publike e Komandantit të FSK’së Gjenerallejtnant Rrahman RAMA.

05 maj

Ligjeratë publike e Komandantit të FSK’së Gjenerallejtnant Rrahman RAMA.

Me dt. 05 Maj 2017 (E Premte) në ora 17:00 në kuadër të “Forumi Globus” në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus” ka mbajtë ligjeratë dhe diskutim publik – Komandanti i FSK’së Gjenerallejtnant Rrahman RAMA.

Komandanti i FSK’së Gjenerallejtnant Rrahman RAMA ka mbajtë ligjeratë publike me temën “Menaxhimi Strategjik i proceseve transformuese të Ushtrisë së Kosovës dhe procesi drejt anëtarsimit në NATO si dhe roli i sigurisë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”.

Pjesëmarrja ishte masive e profesorëve dhe studentëve të interesuar dhe në kuadër të takimit kishte diskutime me pyetje të ndryshme ndërsa përgjigjet e Komandantit ishin të plota dhe me kompetencë.
Kolegji “Globus” ka ndarë mirënjohje për të falenderuar Komandatin e FKS’së Gjenerallejtnant Rrahman RAMA për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit dhe ngritjen e kapaciteteve sidhe promovimin e vlerave të mirëfillta të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithashtu edhe Komandanti ka ndarë mirënjohje të lartë për Kolegjin “Globus” dhe është falenderuar për mikëpritjen e stafit dhe studentëve të Kolegjit.
Kolegji do të vazhdojë realizimin e agjendës në kuadër të Forumi “Globus” të sjellë ekspertë të fushave të ndryshme të cilët i ndihmojnë studentët tanë të përfitojnë njohuri, shkathtësi dhe t’i motivojë për të zhvilluar karrierën e tyre.

 

news 13
news 14
news 15
news 16

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter