Ligjeratë publike për qeverisje lokale

24 maj

Ligjeratë publike për qeverisje lokale

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të “Forumit Globus” kemi nderin ta kemi mysafir ekspertin e qeverisjes lokale z. Besnik TAHIRI të mbajë ligjeratë publike dhe të diskutojë lidhur me temën: “Strategjia e procesit të decentralizimit të pushtetit lokal në Republikën e Kosovës”.

Diskutimi ka të bëjë lidhur me efektet e procesit të decentralizimit dhe forcimit të qeverisjes vendore në përputhje me parimet e Kartës Evropiane për Vetë-Qeverisjen Vendore, si edhe me ato të Hapësirës Administrative Evropiane për qeverisjen vendore, me synim konsolidimin e decentralizimit politik, administrativ dhe fiskal në Republikën e Kosovës.

Çështje tjera diskutimi:

  1. Struktura e qeverisë vendore;
  2. Marrëdhëniet ndërqeveritare;
  3. Kapacitetet institucionale;
  4. Decentralizimi fiskal;
  5. Asistenca teknike për qeverisjen vendore;
  6. Rritja e efikasitetit në tërësi të strukturave të qeverisjes vendore;
  7. Forcimi i financave vendore dhe rritja e autonomisë fiskale;
  8. Reformimi i sistemit të të ardhurave vendore;
  9. Përmirësimi i menaxhimit financiar në nivelin vendor;
  10. Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm vendor;
  11. Forcimi i qeverisjes së mirë në nivelin vendor dhe zbatimit të të drejtave të qytetareve;

Ligjerata do të mbahet me dt. 08 Qershor 2018 (E Premte) në ora 17.00, Salla e Konferencave – kati II – Kampusi i Kolegjit Globus – Prishtinë.

Pjesëmarrja është e hapur dhe publike, gjithashtu eventin mund ta përcjellni edhe përmes faqes së Kolegjit.

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter