Ligjeratë frymëzuese për studentët e Kolegjit “Globus”

01 qer

Ligjeratë frymëzuese për studentët e Kolegjit “Globus”

Ligjeratë frymëzuese për studentët e Kolegjit “Globus” nga biznesmeni i fuqishëm dhe deputeti z. Ramiz KELMENDI.

z. Ramiz KELMENDI ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Globus”, me ç`rast është shprehur se çdo njeri e ka një vend të caktuar në shoqëri dhe se rinia duhet ta marrë fjalën kryesore duke përdorur potencialin e vet për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Ai theksoi se “Komuniteti i biznesit në bashkëpunim me institucionet e arsimit ka një detyrim, që këtë ekosistem të ndëmarrësisë që jemi duke e ndërtuar bashkarisht, t’a zhvillojmë mbi parime të pavarësisë profesionale dhe bashkëpunimit të sinqertë, duke ndihmuar dhe inspiruar në veçanti të rinjtë dhe rejat që kanë synim vetëpunsimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të reja, inovative si parakusht i zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies në vend”.

Gjithashtu Rektori i Kolegjit Prof.dr.Nazmi MUSTAFA e nderoi me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe ndërtimin e biznesit ndërkombëtar.

1
2
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
3

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter