Konferenca e 10-të Shkencore

30 maj

Konferenca e 10-të Shkencore

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ka organizuar Konferencën e 10-të Shkencore Ndërkombëtare me temën “Regional Development Issues, Tendencies and Challenges” në Prishtinë, në bashkëpunim me disa universitete prestigjioze evropiane me të cilat ka bashkëpunim.

Qëllimi i konferencës është adresimi i sfidave të zhvillimit socio-ekonomik dhe përparimit institucional të vendeve të Ballkanit, me një fokus të veçantë në treguesit për modernizimin dhe europianizimin në aspektin e proceseve politike, ekonomike dhe sociale.

Kolegji “Globus” si organizator i kësaj konference beson në krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes universiteteve kryesore në Ballkanin Perëndimor dhe qendrat kërkimore në Europë me ekspertizë kërkimore për rajonin që të krijojë rezultatet e indeksit të Reformimit të Ballkanit. Kolegji do të vazhdojë të mbajë nga një konferencë shkencore ndërkombëtare çdo vit.

Të pranishëm në Konferencë ishin profesorë të Institucioneve Universitetare nga vende të ndryshme, studiues dhe bashkëpuntorë shkencorë, punonjës të administratave të larta publike të vëndeve të Rajonit të Ballkanit, studentë të shkollave të doktoraturave, studentë të sapodiplomuar të diplomave master, ndërmarrës dhe menaxher të niveleve të larta të sektorit Publik dhe të atij privat, punonjës dhe menaxher të bankave dhe të institucioneve financiare, deputetë dhe të zgjedhur, juristë dhe gazetarë, etj.

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend AHMETI , mysafir special, me këtë rast theksoi se organizmi i kësaj Konference Ndërkombëtare dhe përmbajtja me punimet e saj cilësore janë dëshmia me e mirë se Kolegji “Globus” hynë në kategorinë e institucioneve serioze arsimore.

“Këto punime shkencore janë kontribut i frytshëm dhe ndihmojnë lidhur me trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat sfidohet sektori publik dhe privat në Kosovë dhe rajon”, theksoi ai.

news 17
news 19
news 18
news 20

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter