Kolegji Globus – 10 vite punë – Alumni Day

13 tet

Kolegji Globus – 10 vite punë – Alumni Day

Eventi “Alumni Day” do të organizohet me dt. 13 tetor 2018 (E shtune) në Hotel “Emerald”, prej orës 11.00 – 13.00.

Marrja e diplomës universitare, qoftë ajo në nivel Bachelor, Master, nuk nënkupton fundin e studimeve dhe të mësuarit, nuk mund të konceptohet si fundi i profesionalizimit dhe përshtatjes me kërkesat e tregut të punës. Përkundrazi, mbas këtij momenti lind dhe vendoset një marrëdhënie e re me Kolegjin: anëtarësimi dhe angazhimi aktiv në “Asociacionin alumni”.

Ju ftojmë për të ndarë eksperiencat tuaja dhe për të festuar në një ceremoni të organizuar me këtë rast sepse sado të rëndësishme komunikimet tona të herëpashershme nëpër rrjete sociale, asgjë nuk e zëvendëson takimin face-to-face, prandaj e kemi organizuar këtë aktivitet dhe kemi mundësinë të shkëmbejmë disa fjalë me njëri-tjetrin në lidhje me eksperiencat tona, të cilat sado të ndryshme, prapë se prapë ngjizen nga një gjuhë e përbashkët, që është formuar këtu në Kolegjin “Globus”.

Në këtë event do të marrin pjesë të gjithë profesorët që kanë punuar dhe punojnë prej vitit (2007 – 2018), bashkëpuntorët shkencorë, të gjithë studentët e diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master (2007 – 2018), ndërrmarrës dhe menaxher të niveleve të larta të sektorit publik dhe të atij privat, punonjës dhe menaxher të bankave dhe të institucioneve financiare, deputetë dhe gazetarë, etj.

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter