Digital Marketing an Essential Tool for Stratup

16 nen

Digital Marketing an Essential Tool for Stratup

Kolegji “Globus” në kuadër të javës ‘Global Entrepreneurship Week Kosovo 2017’, ka filluar të implementojë trajnimin “Digital Marketing an Essential Tool for Stratups” nga eksperti i marketingut digjital, Kujtim ZEBICA.

I pranishem ishte edhe profesori i nivelit ndërkombëtar Prof.dr. Besnik KRASNIQI i cili foli për impaktin e Marketingut Digjital në Ndërmarrësi dhe rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike në nivel Global.

Pjesëmarrja është jashtëzakonisht e madhe me të rinjë nga e gjithë Kosova dhe Kolegji Globus me mbështetje të Innovation Centre Kosova (ICK) ka vendosur që në kuadër të #GEW2017 ta ofrojë falas trajnimin. Qëllimi i këtij trajnimi është t’i mundësojë pjesëmarrësve me bagazh të ndryshëm të kuptojnë se si të zhvillojnë dhe vënë në funksion një plan të marketingut për ndërmarrje të reja. Aftësitë dhe njohuria e mësuar do ta mundësojnë një pjesëmarrës që të identifikojë cilat teknika dhe teori digjitale te marketingut janë më të përshtatshme për një ndërmarrje, pa marrë parasysh a janë biznes i ri apo pjesë e një organizate ekzistuese.

Me përfundimin e këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të aftësohen: të kuptojnë rolin e kanaleve digjitale në një kampanjë te integruar të marketingut dhe arsyerja se pse ju duhet një strategji digjitale. Do të kenë informatë rreth kanaleve kryesore të marketingut digjital (media sociale, paraqitje digjitiale, marketing me email, uebsite, etj.) dhe rëndësia që ka secili kanal në dhënjen e ndihmës për rritjen e ndërmarrjeve te reja dhe ekzistuese. Ata do të aftësohen në analitikën e marketingut dhe aplikacionet praktike duke lehtësuar përdorimin e të dhënave në marketing.

23559738_1585899268098780_119491237997942521_n
23559622_1585899334765440_678904289582928695_n
23559531_1585899514765422_322587763735314172_n
23519150_1585899381432102_1402149614398802988_n
23518900_1585899311432109_8626381137950016476_n
23517445_1585899528098754_3633883835760525818_n
23517450_1585899231432117_3949237488460953748_n
23517799_1585899288098778_5091336391295681951_n
23519386_1503242026429664_9175580440479025522_n
23621333_1503242539762946_9052516081370743112_n
23622079_1503241653096368_1901349271244478044_n
23622146_1503242566429610_7473107468473930372_n
23722496_1503242233096310_4033464169740728112_n

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter