Career Center

08 qer

Career Center

“Career Center” e Kolegjit “Globus” në bashkëpunim me Iniciativa Vullnetare RB kanë vendosur që rininë e Llapit ta mbështesin rreth orientimit për karrierë e cila përfshin një sërë aktivitetesh nëpërmjet të cilave të rinjët mund të ndihmohen për të marrë Vendimet që përcaktojnë rrjedhën e zhvillimit të tyre profesional dhe arsimor.

Më poshtë po paraqesim aktivitetet kryesore të trajnimit 1 ditorë që do të zhvillohet me dt. 08.06.2017 (E Enjte) në Kampusin e Kolegjit “Globus” në Podujevë prej orës 12.00 – 15.00 h.

Synimi i trajnimit është t’i ofrojë nxënësve/pjesëmarrësve objektiva dhe të dhëna faktike për temat në vijim:
• Mundësi për arsimim të mëtejshëm: kurset e studimit dhe aftësimit profesional, ofruesit e studimeve të arsimit të lartë, ndihma financiare e disponueshme për studim (bursat) etj.
• Informacionet për profesione: përshkrimi i profesioneve përmbanë, si: cila është natyra e punës, cilat janë detyrat kryesore (çfarë bëjnë njerëzit në punë), çfarë aftësish dhe karakteristikash të tjera janë të nevojshme për këtë profesion, etj.
• Informacione rreth tregut të punës: vendet e lira të punës, profesionet që do të kërkohen në të ardhmen, aftësitë që do të kërkohen në të ardhmen etj.

Pjesërmarrësit do të mësojnë lidhur me aftësitë e menaxhimit të karrierës për të cilat çdo individ duhet të mësojë për menaxhimin e suksesshëm të karrierës së tij/saj gjatë gjithë jetës.
Aftësitë e menaxhimit të karrierës mundësojnë individët që:

  • të identifikojnë dhe të vlerësojnë interesat e tyre, aftësitë dhe vlerat,
  • të identifikojnë dhe të vlerësojnë mundësitë për arsimim, trajnim dhe punë (përfshirë njohjen e profesioneve dhe ofruesit e edukimit/trajnimit),
  • të marrin vendimin e tyre për qëllimet e karrierës së ardhshme.

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter