+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

FINANCA, BANKA DHE KONTABILITET

baner-per-master

Objektivat dhe rezultatet e pritura për programe studimore

Plan-programi FINANCA, BANKA DHE KONTABILITET 3+2 (Shkarko)

Në Kolegjin “Globus” do të profilizohen, edhe më tutje  menaxherë për menaxhim të fushave të caktuara për menaxhim internacional, sidomos:  

  • për menaxherë për menaxhim të bizneseve internacionale,
  • për menaxherë për menaxhim internacional të resurseve humane,
  • për menaxherë për marketing internacional,
  • për menaxherë për menaxhim të financave dhe të kontabilitetit internacional të korporatave,
  • për menaxherë për planifikim strategjik internacional,
  • për menaxherë për auditor intern të lëmit internacional,
  • për menaxherë dhe asistentë të teknologjisë informative dhe
  • për menaxherë për analiza të mjedisit shoqëror dhe menaxhim të ekologjisë.

Të diplomuarit ne Kolegjin “Globus”, do të mund të punësohen në: 

  • në departamente profesionale të kompanive me biznes  ndërkombëtarë,
  • në institucione financiare dhe sigurime ndërkombëtare,
  • në menaxhim të aseteve të kompanive  ndërkombëtare,
  • në institucione dhe institute konsultuese–kërkimore ndërkombëtare,
  • në biznese të vetëformuara të vogla dhe të mesme ndërkombëtare,
  • në organizata jofitimprurëse, si dhe
  • në çdo organizatë me strukturë organizative menaxhuese ndërkombëtare.

Gjatë studimeve vijuese studentet, e Kolegjit “Globus”, do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi profesionale dhe te specialiyuara, veçmas do të përftojnë: 

  • bazë solide profesionale  dhe specializime në  drejtimin që do ta zgjedhin, si dhe me lëmenjtë që janë të lidhura me disiplinat zgjedhore,
  • pikëpamje të mjaftueshme për paraqitje shoqërore dhe për biznes të korporatave me biznes dhe strukturë internacionale,
  • aftësi të mjaftueshme për analiza dhe zgjidhje të problemeve të paraqitura në mënyrë specifike nga menaxhmenti internacional,
  • për punë efikase në situata konfliktuoze dhe monitorim të sjelljeve vetanake,
  • për komunikim elektronik internacional (kompani – kompani),
  • vrojtim të gjendjeve dhe të rrethanave praktike në kompani internacionale gjatë vizitave studimore dhe realizimit të projektit studiues dhe punimit të diplomës në rrethana konkrete ndërkombëtare.