+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Hulumtimet

Vizioni

HULUMTIMET

Në Kosovë ekziston kërkesë e madhe për profesionist nga lëmia e menaxhimit internacional të ekonomisë dhe të biznesit.
Ekonomia e Kosovës, e cila është në periudhën transitore aktualisht përbëhet:
– Prej ndërmarrjeve shoqërore në proces të privatizimit, kurse pjesa e tjetër
– Ekonomia e re – sektori privat, i cili është në zhvillim e sipër.
Kosova është përcaktuar për shoqëri demokratike–civilizuese dhe për ekonomi të tregut. Ekonomia e tregut zakonisht është ekonomi e hapur për lëvizje të lirë të mallrave, të kapitalit, të teknologjive, të njohurive dhe të përvojave, të fuqisë punëtore, profesionale etj. Në këtë aspekt Kosovës i nevojiten kuadra të reja, profesionalisht të aftësuara për kyçje të suksesshme në rrjedha, jo vetëm vendore, por gjithsesi edhe ndërkombëtar. Kolegji “Globus”, në këtë aspekt, me program dhe plan te mësimit, që dallohet nga institucionet e arsimit te larte tjera, përgatitë studentë të diplomuar nga lëmia e menaxhmentit internacional me këto mundësi të zgjedhjes se drejtimeve:
Niveli i studimeve Bachelor:
Drejtimi i Menaxhmentit Ggjeneral Internacional,
Drejtimi Financa dhe Banka,
Drejtimi Kontabilitet dhe Auditim.
Niveli i studimeve Master:
Drejtimi i Menaxhmentit Ggjeneral Internacional,
Drejtimi Biznesi dhe Marketing Internacional,
Drejtimi Menaxhment i Institucioneve ne Edukim,