+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Regjistrimi

regjistrimi

REGJISTRIMI NË STUDIME UNIVERSITARE BACHELOR DHE MASTER

Të gjithë interesuarit që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe që kanë kaluar testin e maturës, mund të aplikojnë për regjistrim të studimeve Baçellor në Kolegjin “Globus”, dhe të gjithë të interesuarit të cilët kanë përfunduar studimet themelore (Baçellor 3 vjeçar, apo studimet 4 vjeçare) mund të plikojnë për regjistrim në studime Master.

Aplikimi për regjistrim mundë të bëhet Online duke plotësuar fushat përkatëse dhe bashkangjitur dokumentacionin e skenaur, dhe personalisht në ndërtesat e Kolegjit Globus në Prishtinë rr. Bedri Pejani nr. 1 (prapa ndërtesës së Qeverisë) dhe në Degën e Kolegjit “Globus” Podujevë. Për të plotësuar aplikacionin duhet të sigurohet dokumentacioni përkatës.

Dokumentet që nevojiten për regjistrim në studime Bachelor:

  • Diploma e Shkolles se Mesme, (kopje e noretizuar)
  • Deftesat e Shkolles se Mesme, (kopje e noretizuar)
  • Certifikata e lindjes,
  • Aplikacioni i plotësuar (Aplikacioni ONLINE)
  • Foto 30×40 mm
  • Pagesa e këstit të parë

KOSTO DHE MËNYRA E PAGESËS

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globuus” ju ofron mundësi të ndryshme të pagesës së studimeve të gjithë studentëve. Studimet në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus” kanë kosto 2400 Euro (800 Euro/vit) prej të cilave çdo student i regjistruar stipendohet në vlerë 200 Euro/vit.

  • pagesa e plotë për studime tre vjeçare
  • pagesa me këste deri në 36 muaj (sipas preferencave të studentit)

Dokumentet që nevojiten për regjistrim në studime Master:

  • Diploma e Fakultetit, (kopje e noretizuar)
  • Certifikata e notave, (kopje e noretizuar)
  • Certifikata e lindjes,
  • certifikata e marteses (per studente te gjinise femerore)
  • Curriculum Vitae – CV,
  • Aplikacioni i plotësuar (Aplikacioni ONLINE)
  • Foto 30×40 mm
  • Pagesa e këstit të parë

MËNYRA E PAGESËS

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ju ofron mundësi të ndryshme të pagesës së studimeve të gjithë studentëve. Studimet në Kolegjin e Menaxhmentit j Internacional “Globus” për studimet Master kanë kosto 1500 Euro (500 Euro/semester). Stydime dy vjeçare zgjasin 2 vite (4 semestra), ndersa studenti paguan vetëm 3 semestra. Nese kandidati ka të përfunduar fakultetin 4 vjeçar, Kolegji “Globus” organizon studimet Master me kohëzgjatje 1 vjeçare (dy semestra)

  • pagesa e plotë për studime dy vjeçare
    • pagesa me këste deri në 18 muaj (sipas preferencave të studentit)
  • pagesa e plotë për studime një vjeçare
    • pagesa me këste deri në 10 muaj (sipas preferencave të studentit)

Shuma e pagesës për studime universitare mbulon edhe:

  • Ligjëratat,
  • Ushtrimet,
  • Konsultimet
  • Udhëheqjen e punimeve me udhëzime të profesorit,
  • Provimet
  • Orët plotësuese nga gjuha Angleze, dhe të gjitha lëndët tjera mbi normë,
  • Konsultimet e studentëve të cilët studiojnë nga distanca.
  • Qasja në literaturë elektronike falas

Pagesa mund të realizohet në njërën nga këto banka në Kosovë:

  • Banka për Biznes BpB nr. zhirollogarisë: 1300 – 0010013937.50, përfitues Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus”
  • Banka TEB nr. zhirollogarisë: 20-11-0000730195-06, përfitues Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus”

Këto Studime Specifike për Menaxhment Internacional mund t’i ndiqni edhe jashtë Kosovës – në Evropë dhe gjetiu, por me shpenzime tejet të larta dhe të shkëputur nga familja.