+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Konferenca

regjistrimi
Aktivitete e realizuara:

  • Kolegji “Globus” organizoi Konferencën e tetë Shkencore Ndërkombëtare në Prishtinë me 07 nëntor 2015 me teme “Analizat Aktuale dhe Pritjet e Investimeve të Huaja në Rajonin e Evropës Juglindore”. Kjo Konferencë organizohet në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Ekonomike “Globus”, Universitetin Poitiers – Francë, Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakulteti Ekonomik dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-12-4 ndërkombëtarë. Shfleto Punimet e Konferences.

  • Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencën e shtatë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë me 22 nëntor 2014 me teme “Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në Krijimin e Hhapësirave të reja drejt Integrimit Evropian”. Kjo Konferencë është organizuar në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Ekonomike “Globus”, Universitetin Poitiers – Francë, Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakulteti Ekonomik dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-11-7 ndërkombëtarë. Shfeto punimet e Konferencës

  • Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencën e gjashtë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë me 2 nëntor 2013 me teme “Politikat Publike dhe Mjedisi për zhvillimin e Bizneseve në Vendet e Rajonit”. Kjo Konferencë është organizuar në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Ekonomike “Globus”, Universitetin Poitiers – Francë, Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakulteti Ekonomik dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-10-0 ndërkombëtarë. Shfleto punimet e Konferencës.

  • Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë me 29 Shtator 2012 me teme “Globalization, Development, Public Policy & Management: A business Development Perpsektive”. Kjo Konferencë është organizuar në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Ekonomike “Globus”, Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakulteti Ekonomik, Odën Ekonomike të Kosovës – OEK dhe Business Support Centre Kosovo – BSCK. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-07-0 ndërkombëtarë.
  • Kolegji “Globus” ka organizuar ne muajin Mars 2012 ne Prishtine Konferencen shkencore “Resurset minerare – bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës”. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-03-2 ndërkombëtarë.
  • Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencën e katërt Ndërkombëtare në Prishtinë me dt. 10 dhjetor 2011 me teme “Zhvillimi rajonal ekonomike permes zhvillimit te NVM-ve”. Kjo Konference eshte organizuar ne bashkëpunim me Oden Ekonomike te Kosoves – OEK, Business Support Centre Kosovo – BSCK. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-02-5 ndërkombëtarë.
  • Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencen e trete Nderkombetare ne Prizren me dt. 12 mars 2011 me tematike “Ekonomia Rajonale përballë sfidave të krizës financiare”. Kjo Konferencë është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Shoqatën Shqiptare të Riskut. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9928-05-003-8 ndërkombëtarë.
  • Në kuadër të begatimit të aktiviteteve kërkimore, Kolegji “Globus” ka mbajtur Konferencën e Dytë Ndërkombëtare ne Shkodër më 23 dhjetor 2009, nga Programi Integrimet Rajonale  Ballkanike, Sfidë dhe Shanse Zhvillimore, me tematikë: “Risku dhe Zhvillimet Ekonomike Rajonale”. Kjo Konferencë është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Shoqatën Shqiptare të Riskut. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978 – 99956 –34-46-9 ndërkombëtarë.
  • Konferenca e Pare është mbajtur me 16 maj 2008 ne Prishtine me teme: “Zhvillimi dhe Integrimi Ekonomik ne Rajon – Sfida te Ballkanit”. Kjo Konferencë është mbajtur në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978 – 99956 –34-46-9 ndërkombëtarë.

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ka themeluar Institutin për Hulumtime Ekonomike (IHE) “Globus” si një entitet të veçantë me strukturë organizative dhe Menaxhuese.

IHE “Globus” përkrah veprimeve të tjera në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakultetin Ekonomik dhe Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus” publikon revistën ndërkombëtare “INTERNATIONAL  JOURNAL OF MANAGEMENT AND BUSINESS ECONOMICS’’ me ISSN 2304-0207. Revista IJMBE boton punime shkencore (në gjuhë Angleze) të studiusve të fushave të ndryshme, dy herë në vitë. Punimet e publikuar kalojnë procedurë me recenzione të eksperteve ndërkombëtare nga fushat përkatëse.

Më shumë rreth revistës IJMBE punimet e botuara, dhe mundësisë për botime të punimeve tuaj vizito ijmbejournal.com