+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Instituti IESB

Vizioni

Instituti për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël –  Kolegji

Internacional i Menaxhmentit “Globus”

Instituti për ndërmarrësi dhe biznes të vogël u formua në vitin 2010 për të ofruar njohuritë dhe ekspertizën e studiuesve të rinj dhe me përvojë,hulumtuesve, këshilltarëve dhe sipërmarrësve me inciativë për të promovuar sipërmarrjet dhe zhvillimin e biznesve të vogla në Kosovë.

Instituti për ndërmarrësi ju ofron ndërmarrësve potencial ( të rinjëve, studentëve dhe atyre të interesuarve për  të arritur karrierë sipërmarrëse) ndërsa sipërmarrësve ekzistues te ju ofojë njohuri shtesë dhe përvojë e cila ju ndihmon atyre në arritjen e suksesit.

Gjithashtu ofron gamë të gjerë të kurseve të cilat shtjellojnë një gamë të temave dhe përvojave, duke përfshirë zhvillimin e një plani të ri të biznesit, teknikat e marketingut dhe shitjes, financat e biznesit të vogël,zhvillimin e përvojave në konsultime dhe trajnime për zhvillim të biznesve .

Instituti ka pasqyrë, njohuri dhe aftësi për të kontribuar ndaj klienteve  që të bëhen më fleksibël, të kenë orientim të qartë,të bëhen organizata dinamike dhe të suksesshme prandaj  ne zbatojmë atë që  predikojmë.