+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Instituti Globus

Vizioni

INSTITUTI GLOBUS

Instituti për Hulumtime Ekonomike – IHE “Globus” është themeluar me 26.07.2011, si Organizatë Joqeveritare Lokale. Ministria e Administratës Publike – Departamenti i Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve, e regjistron Institutin për Hulumtime Ekonomike “Globus” si OJQ me Status të Beneficuar Publik.

 

Misioni  i Institutit “Globus”  është të kontribuoje në zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes promovimit të hulumtimeve ekonomike, të cilat do të fokusohen në hulumtime në funksionim të sistemit  ekonomik të ekonomisë së tregut duke i promovuar hulumtimet të cilat do të kenë për Qëllim përcaktimin e strategjive zhvillimore të ekonomisë së Kosovës me qëllim të integrimeve funksionale në rajon, Evropë dhe në tërë globin. Hulumtimet do të determinohen me politikat makroekonomike bashkëkohore të aplikueshme në filozofin e ekonomisë globale të shekullit XXI. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në to, aktivitetet e poshtëshënuara:

  • Programe të hulumtimit, të Institutit “Globus” do të përfshijnë analizat e thelluara të përqendruara në gjendjen aktuale dhe mundësit e zhvillimit dinamik ekonomik,
  • Programe hulumtuese rreth mundësive te nxitjes se investimeve te jashtme ne ekonominë e Kosovës,
  • Programe të zhvillimit të bazuara në transfere të teknologjive bashkëkohore,
  • Hulumtimet rreth faktorëve determinues të zhvillimit te proceseve integruese rajonale, Evropiane dhe globale.
  • Studimet, analizat dhe projektet ne faza paraprake te zhvillimit te bizneseve nga fusha e energjetikes, minierave, shfrytëzimit te resurseve natyrore në Kosovë,
  • Programe lidhur me zhvillimin e cilësisë së menaxhimit të institucioneve publike dhe OJQ-ve
  • Përparimi i praktikave demokratike dhe shoqërisë civile
  • Avancimi i pozitës së femrës në shoqëri

 

 

Aktivitetet e IHE “Globus”:

 

 

  • IHE “Globus” në bashpunim me Kolegjin “Globus”, Odën Ekonomike të Kosovës – OEK, dhe Business Support Centre Kosovo – BSCK, organizoj konferencën e katërt ndërkombëtare në Prishtinë me 10 dhjetor 2011 me temë “Zhvillimi rajonal ekonomike përmes zhvillimit te NVM-ve”. Punimet nga kjo Konferencë janë botuar në Publikim të veçantë me ISBN: 978-9951-582-02-5 ndërkombëtarë.
  • IHE “Globus” organizoi Konferencën Shkencore “Resurset minerale–bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës”. Konferenca është organizuar me datë 25.02.2012 në Sheshin 21 – Prishtinë.
  • IHE “Globus” organizoi Trajnimin;“Zhvillimi i Karrierës”për Organizatën ‘Department for International Development’. Trajnimi është zhvilluar me datë 11 dhe 12 Qershor 2012
  • IHE “Globus” zhvilloi Projektin:“Përpilimi i Strategjisë Zhvillimore”për “Consorciumin për rindërtimin e Kosovës – CRK”, Qershor 2012,
  • IHE “Globus” organizoi Konferencën e V-të Ndërkombëtare “Globalization, Development, Public Policy , Management: A Business Development Perspective” e organizuar me 29 Shtator 2012 në Prishtinë
  • IHE “Globus” botoi librin “Lidershipi Teori, Koncepte dhe Praktika” me autor Prof. Dr. Vasilika Kume, Prof. Dr. Nazmi Mustafa dhe MSc. Enver Krasniqi.
  • IHE “Globus” botoi librin “Vendim-marrja Menaxheriale” me autor Prof. Dr. Justina Shiroka–Pula dhe Prof. Dr. Besnik Krasniqi.
  • IHE “Globus” publikojë dy numra të Revistës Ndërkombëtare me titull “International Journal of Management and Business Economics IJMBE. Botimi do të bëhet me dy numra në vit, me recensione të eksperteve nga fushat e caktuara dhe vetëm në gjuhën angleze.
  • IHE “Globus” u kontraktua nga Komuna e Suharekës për Formulimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal për periudhën 2013-2017
  • Nga data 06 Shtator deri më 01. Tetor 2013, IHE “Globus” organizoi trajnime me benefit publik falas për studentë të Kolegjit “Globus” dhe për studentë dhe të interesuar të tjerë nga mbarë Kosova. Trajnimet ishin dy ditore për modul. Modulet dyditore u zhvilluan sipas këtyre temave temave:>
    • Arti dhe teknikat e shitjes (pjesëmarrës 27)
    • Financat për Vendim marrës (pjesëmarrës 14)
    • Zhvillimi i karrierës (pjesëmarrës 20)
    • Kontabiliteti tatimor në Kompani (Pjesëmarrës 34)
    • Struktura e shkrimit akademik (pjesëmarrës 24).
  • Trajnimi “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Klasifikimi i vendeve të punës në Institucionet Publike dhe OJQ-ve (15, Nëntor 2013)

IHE “Globus” organizoi Konferencën e VI-të Ndërkombëtare; me temë “Politikat Publike dhe Mjedisi për Zhvillimin e Bizneseve në Vendet e Rajonit” në 02 Nëntor 2013 në Prishtinë