+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Financa dhe Banka

baner-per-bachelor-dhe-master

Planprogrami i plotë për studime Bachelor në drejtimin Banka dhe Financa


Shkarko Planprogramin Financa dhe Banka

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve;

Ky program është konceptuar për të siguruar njohuri të plota të disiplinave kryesore të sistemit financave dhe bankave, duke vlerësuar fusha të ndryshme funksionale të përfshira në të. Programi FINANCA DHE BANKA ka pёr qellim tё formojё nё mёnyrё tё plotё, tё qёndrueshme dhe profesionale studentёt me njohuri nga fusha e financёs, nga fusha e ndёrmjetёsimit financiar, nga fusha e financave tё aplikuara, nga financat publike të shtetit, nga ndёrmjetёsimi financiar si dhe nga fushat e Bankave në kontekstin internacional.

Gjithashtu, studentët do te pajisen me njohuri teorike dhe praktike nga fusha e bankave, roli i tyre ne zhvillimin e gjithembarshem ekonomik dhe shoqeror, teknikat dhe Menaxhimi i operacioneve bankiere etj.

Bachelor në FINANCA DHE BANKA është konceptuar për të arritur njohuritë e atyre individëve që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë të sukeseshme në lëmin e Financave dhe Bankave, si në kontekstin akademik edhe profesional, veçanërisht për individ që duan të punojnë në kompanit e huaja, apo jashte Kosoves. Programi u lejon studentëve të eksplorojnë rolin dinamik dhe vlerat e sistemit financiar dhe bankar në tregje të ndryshme. Ai mundëson njohuri të thella të koncepteve financiare, teknikave financiare dhe aplikimin e tyre në kompanit dhe bankat e karakterit nacional dhe internacional.

Programi mundëson eksplorimin e çështjeve bashkëkohore dhe atyre të së ardhmes të financave nderkombetar, të rolit të tregjeve financiare, të bankave madje dhe të kompanive nderkombtare të cilat veprojnë dhe funkcionojn në tregun vendor dhe atë nderkombtar.

Rezultatet e pritura:

  • Të pajisë studentët me metodat dhe praktikat me efikase te financave dhe bankave;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të diagnostifikuar probleme finaciare dhe bankare;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të njohur sistemin financar dhe bankave të nivelit vendor dhe ndërkombëtar;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të adresuar teoritë konkurruese të natyrës së globalizimit;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të demostruar të kuptuarit e strukturës së veprimtarive të financave ndërkombëtar;

Kompetenca të përgjithshme

  • Të zotërojë kapacitetin për analizë te sistemit financiar dhe bankar;
  • Të zotërojë kapacitetin për të zbatuar njouritë në praktikat bankare;
  • Të zotërojë kapacitetin për t’u përshtatur në situata të reja financiare;
  • Të zotërojë aftësi të menaxhimit të informacionit nga burime të ndryshme dhe ti inkorporojë dhe perdori ato per nevojat e menaxhimit financiar;
  • Të zotërojë aftësi për të menaxhuar aspektin kohër të paras;
  • Të zotërojë kapacitetin për të analizuar dhe planifikuar treguest e sistemit financiar dhe bankar;
  • Të zotërojë aftëi për të komunikuar në një mjedis financiar ndërkombëtar;
  • Të zotërojë aftësinë për të përdorur njohuritë në sistem financiar dhe bankar.