+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Kontabilitet dhe Auditim

baner-per-bachelor-dhe-master

Planprogrami i plotë për studime Bachelor në drejtimin Banka dhe Financa


Shkarko planprogramin Kontabilitet dhe Auditim

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve

Programi Kontabilitet dhe Auditim siguron një kombinim të njohurive teorike me praktike të cilat japin baza të plota për një shumëllojshmëri karrierash   të tilla si bazat e kontabilitetit, kontabilitetit financiar, kontabilitetit menaxherial, kontabiliteti i taksave, analizën e pasqyrave financiare, auditimin e pasqyrave financiare, si dhe standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

Programi bachelor në Kontabilitet dhe Auditim Ndërkombetar është konceptuar për të rritur njohuritë e studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë të sukeseshme në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, vecanërisht për studentët që duan të punojnë në kompani të huaja të cilët i kanë përfaqësitë e tyre në Kosovë, apo jashtë Kosovës.

Rezultatet e pritura:

  • Të pajisë studentët me metodat dhe praktikat më efikase të kontabilitetit dhe auditimit në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të identifikuar problematikat reth regjistrimeve të transakcioneve ekonomike;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të vlerësuar këmbim të informacionit alternativ dhe strategjive që çojë në ritje të efektivitetit të drejtimit, menaxhimit dhe komunikimit të brendshem dhe të jashtëm;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të njohur gjerësinë e fushës së kontabilitetit dhe auditimit sipas Standardeve Ndërkombëtare;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të adresuar etikën e mbajtjes së evidencës kontabël sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të pajisë studentët me aftësi për të demostruar të kuptuarit e strukturës së pasqyrave financiare të biznesit kombëtar dhe ndërkombëtar;

 Kompetenca të përgjithshme

  • Të zotërojë kapacitetin për të zbatuar njouritë e fituara gjatë studimeve në praktikë;
  • Të zotërojë kapacitetin për analizë;
  • Të zotërojë kapacitetin për t’u përshtatur në situate të reja;
  • Të zotërojë aftësi të menaxhimit të informacionit nga burime të ndryshme;
  • Të zotërojë aftëi për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar;
  • Të zotërojë aftësinë për të përdorur njohuritë në sistemet aplikative reth udhëheqjes kontabël;