+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Fjala e Rektorit

Fjala përshëndetëse e Rektorit,

Prof. Dr. Nazmi Mustafa – Rektor


 

Ju falënderojë për interesimin që keni treguar për Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”.
Studentët gjejnë njohuri të gjera shkencore dhe profesionale gjatë studimeve të tyre në Kolegj.
Shumica e studentëve orientohen në Kolegjin “Globus” për arsye të punës bashkohore – ligjëratave dhe praktikës që bëhet gjatë studimeve.
Modulet e lëndëve janë të formuara në atë mënyrë që studentët i përgatitin për karrierën e tyre profesionale të cilën e kanë zgjedh dhe do ta vazhdojnë edhe pas diplomimit.
Studentët e Kolegjit “Globus”, jo vetëm që e zhvillojnë punën praktike në Kolegj, por një pjesë të konsiderueshme të punës së tyre në vitet e fundit i zhvillojnë në kompani me biznes internacional dhe banka.
Ne ju ofrojmë një kënaqësi të veçantë për orientimin tuaj për zgjedhje të studimeve tuaja dhe jemi të bindur se ju ofrojmë lehtësi të madhe Ju dhe prindërve tuaj në zgjedhje të karrierës tuaj.

NM