+37745505190 | +37745505191 | +37745505193 | +38138225405 | +38138704730 Web-Mail Login

Trajnim “Prokurimi i shërbimeve dhe menaxhimi i kontratave sipas Ligjit të prokurimit”

“Prokurimi i shërbimeve dhe menaxhimi i kontratave sipas Ligjit të prokurimit”

Për kandidatët e intersuar të cilët duan të aftësohen rrethë prokurimit publik dhe menaxhimit të kontratave sipas ligjit të prokurimit publik, prokurimit të shërbimeve dhe specifikave ndërkombetare dhe nacionale të prokurimit të shërbimeve konsulente, IHE Globus organizon trajnim dy ditor. Në trajnim do të përfshihen edhe punë grupore, të krijuara nga pjesmarrësit me fasilitim të trajnerëve si dhe një projekt propozim nga secili grup, të cilat do të prezentohen dhe diskutohen nga pjesmarrësit.

Trajnimi mbahet në hapsirat e Kolegjit të Menaxhmentit Internacional GLOBUS, të cilat afrojnë kushtë jashtëzakonisht të përshtashme për trajnime.

 

Kandidatët do të fitojnë njohuri në këto fusha:

  • Vështrim i përgjithshëm i prokurimit në Kosovë
  • Prokurimi në Kosovë dhe prokurimi ndërkombëtar
  • Korniza Institucionale
  • Korniza Legjislative
  • Llojet e procedurave të tenderimit
  • Llojet e kontratave
  • Integriteti në prokurimin publik
  • Menaxhimi i kontratave sipas ligjit të PP
  • Përkufizimi i kontratës sipas ligjit të PP
  • Cikli PDCA
  • Hapat e menaxhimit të kontratës
  • Procesi për menaxhimin e kontratës sipas nenit 81 te LPP
  • Menaxheri i projektit, funksionet dhe përgjegjësitë e tij
  • Ndryshimi i kontratës
  • Ndërprerja e kontratës
  • Menaxhimi i proceseve të kontratës
  • Cikli i prokurimit
  • Kontrolli i cilësisë
  • Pagesat
  • Faza përmbyllëse
  • Prokurimi i shërbimeve
  • Ndryshimet ligjore në prokurimin e shërbimeve
  • Procedurat e prokurimit të shërbimeve
  • Shërbimet jo konsulente
  • Shërbimet konsulente dhe specifikat e tyre
  • Pregaditja e dosjes së tenderit për shërbimeve
  • Specifikimi i kushteve të projekt propozimit
  • Kategoritë e shërbimeve konsulente
  • Pregaditja e idesë së projekt propozimit sipas prokurimit të shërbimeve konsulete
  • Planifikimi i aktiviteteve të projektit
  • Pregaditja e propozimit financiar
  1. Trajnimi do të mbahet me datë9 dhe 10 dhjetor dhe fillon në ora 1300 (1300 deri 2000në Kolegjin “GLOBUS” Prishtinë, në adresën: Rr. Bedri Pejani, nr.1 – Prishtinë
  2. Çmimi i pjesëmarrjes për person është vetëm95 euro ndërsa për kandidatët të cilët janë student të Kolegjit Globus është çmimi 90 Euro, në çmim përfshihen: Certifikata e trajnimit, pajisja me material shtesë, pije gjatë trajnimi dhe kafe gjatë pauzave.
  3. Për të marrë pjesë në trajnim duhet që rezervimin ta bëni deri me08 dhjetor, 2016, ora 1200.
  4. Ju lutemi kur e konfirmoni pjesmarrjen të na dërgoni të dhënat si me poshtë:
    – Emrin dhe Mbiemrin e pjesmarsve.
    – Numrin e telefonit të pjesmarsve.

    • Numrin Fiskal – për përfaqësues të bizneseve.

Pagesat mund të bëhen përmes llogarisë bankare apo edhe gjatë ditëve së trajnimit.

 

Rezervimet bëhen në:

Tel:  +377 45 505 190,  +377 44 300 200, +377 45 502 277

Email: info@kolegjiglobus.com