Profesori universitar nga Shqipëria Prof.dr.Sherif BUNDO

22 nen

Profesori universitar nga Shqipëria Prof.dr.Sherif BUNDO

Profesori universitar me renome ndërkombëtare nga Shqipëria Prof.dr.Sherif BUNDO ishte pjesëmarrës në tryezën e diskutimit të organizuar në kuadër të Global Entrepreneurship Week Kosovo 2017 me temë “Entrepreneurship as a career choice of Kosovar youth”.

Ai theksoi: Kjo tryezë ka një temë jo vetëm interesante dhe të kohës, por edhe me dobi dhe me vlera të mëdha për ekonominë dhe shoqërinë këtu në Kosovë, por edhe më gjërë. Ekonomia dhe shoqëria progresojnë dhe rriten me ritme impresionuese. Këto ritme të larta, nuk i ndjek dot kushtdo. Vetëm të rinjtë e shkolluar dhe të mirëformuar profesionalisht, mund të jetojnë dinamikën e kohës.

Tema që diskutojmë sot është e gjerë, por unë do ndalem në tre aspekte:
Së pari, të sapo diplomuarit e shkollave tona të larta, publike apo private, përjetojnë një periudhë të vështirë të jetës së tyre: stresin ku do shkoj? Ku do punoj? Psikollogjikisht është barrë e rëndë, sepse po shkëputen nga shkolla, por duhet të shkëputen edhe prej varësisë dhe mbështetjes financiare të familjes. Janë në kërkim të punës, por edhe në hapat e para të përgjegjësisë për një lidhje dhe zgjdhje për jetën. Por si? Ndërmarrjet kërkojnë të punësojnë profesionistë me eksperiencë. Si mund të jetë me eksperiencë një i sapo diplomuar? Për mua këtu mungojnë infrastrukturat e tregut dhe roli rregullator i shteti, i qeverive. Në disa vënde të Europës, studentët e viteve të fundit praktikojnë praktikat e detyrueshme. Ndërmarrjet i pranojnë. Shtetet i rregullojnë me ligje këto raporte. Ndërmarrjet nëpërmjet kësaj praktike rekrutojnë profesionistët që duan dhe kanë mundësinë në periudhën e provës!

Së dyti, shteti duhet ti inkurajojë sipërmarrjet dhe veçanërisht bizneset e reja të krijuara nga të rinjtë. Në disa vënde bizneset e reja përjashtohen nga tatimet mbi të ardhurat, mbi fitimet. Nuk duhet përjashtuar nga tatimi çdo biznes i vogël, por çdo biznes i ri. Në mënyrë të veçantë, bzneset e reja, në fusha inovative, krijuar nga sipërmarrës të moshave të reja. Shteti, qeveria, mundet ti inkurajojë këto dipërmarrje edhe me kredi pa interesa, me incentiva të tjera të karakterit administrativ apo të lidhura me kostot sociale. Shpirti krijues i një të riu duhet konsideruar di pasuri me verë kombëtare. Nuk janë paratë që mungojnë për një biznes të ti, por janë idetë. Këto duhen mvështetur dhe inkurajuar.

Së treti, në rastet kur qeveritë krijojnë ministri të inovacionit dhe të sipërmarrjes ato duhen të kthehen jo në mnistri të menaxhimit të projekteve të rezervuara, por të inkurajimit të çdo projekti inovativ dhe të bizneseve të reja. Në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë, prodhuesit shesin lirë dhe nuk motivohen. Ndërkohë, mes tyre dhe blerësve, ka disa hallka të ndërmjetme, që e çojnë produktin me çmime disa fish te konsumatori, por që nuk stimulojnë prodhuesin. Kjo praktikë është e dëmshme. Duhen krijuar lidhje të drejtëpërdrejta midis prodhuesve dhe tregut. Prodhuesit duhet të dalin vetë në treg dhe jo me ndërmjetësimin e shumë hallkave të tjera parazitare. Këto forma, që në modelin europian quhen franshiza, duhen inkurajuar. Mendoj se edhe ne në shkollë mund të modifikojmë profilin. Jemi duke zhvilluar programe teorike, të mësimit klasik, tradicional. Duhet inkurajuar mësimdhënia dhe mësimnxënia krjuese!
Siç duket kjo tryezë, do ti shërbejë mbledhjes në tavolina të tjera!

Falënderoj Kolegjn GLOBUS që organizon dhe provokon diskutime kaq të frytshme.

23561609_1588505167838190_4728460867997144395_n

 

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter